Mimi dhuron gjak, shpërthen ish-ministri: Nuk ka antidod që t’i bëjë derman gjakut të saj

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka dhuruar gjak, por është përballur me reagime të ashpra në rrjetet sociale.
Njëri ndër ta është edhe Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Kodhelit duke shkruajtur se, nuk ka antidod që t’i bëjë derman gjakut të Kodhelit të infektuar me drogë.
Demiraj shkruan se për qendrën e dhurimit të gjakut ka një sygjerim shumë serioz, duhet të bëjnë selektimin e disa personave, pasi jo çdo lloj gjaku mund të pranohet.
Sipas tij gjaku që shkatërroi MM, që infektoi, helmoi, kanabizoi dhe shkatërroi çdo qelizë në Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod që t’i bëjë derman!
REAGIMI I DEMIRAJT
Te nderuar miq!
Në Qendrën Kombetare te dhurimit te gjakut, para disa ditesh dhuruan gjak disa politikane. Ky eshte nje veprim human i cdo qytetari shqiptar dhe sherben per te shpetuar jetet e njerezve ne nevoje.
Une mendoj qe detyra kryesore e tyre eshte qe ne radhe te pare te bejne politika dhe reforma per te permiresuar jeten e qytetareve, siguruar kushte me te mira jetese, pune, shkollimi dhe ndihme shendetesore, pasi ky eshte dhe qellimi kryesor per te cilen jane votuar deputetet dhe ministrat tane dhe jo per show mediatik!!
Per qendren e dhurimit te gjakut kisha nje sygjerim shume serioz, duhet te bejne selektimin e disa personave, pasi jo çdo lloj gjaku mund te pranohet.
Me gjithe perpjekjet e perditshme te Ministres se Mbrojtjes Znj Xhacka, per te sheruar sadopak FA, pasojat dhe demet jane akoma shume shume te medha, por ndryshimi sapo ka filluar.
Gjakut qe shkaterroi MM, qe infektoi, helmoi, kanabizoi dhe shkaterroi çdo qelize ne Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!
DD, PhD. USA.

mimi kodheli