Intervista e Clinton që po shokon SHBA: “Kanë ndryshuar normat për gjërat që mund t’i bësh dikujt kundër vullnetit”.

“New York Post”
Ka ardhur koha që Bill Clintion të mos japë më intervista. Ish presidenti u kritikua edhe një herë për komentet e tij gjatë një interviste, këtë radhë duke vërejtur se “kanë ndryshuar normat për gjërat që mund t’i bësh dikujt kundër vullnetit”. Clinton bëri nj deklaratë skandaloze teksa fliste për PBS Newshour në lidhje me dorëheqjen e ish senatorit Al Franken vitin e kaluar pas skandalit të tij seksual.
“Besoj se jeni të mendimit se ajo që ndodhi me ju ishte më serioze se ajo që ndodhi me Franken,” i tha Judy Woodruff Clintonit. “Megjithatë ai u largua nga detyra dhe nga senati. Pra normat kanë ndryshuar. Mendoni se kjo është gjë e mirë?” “Në përgjithësi mendoj se është gjë e mirë, po.” u përgjigj ish presidenti.
“Mendoj se është gjë e mirë që kemi standarde më të larta sot,” tha ai. “Mendoj se normat kanë ndryshuar për gjërat që mund t’i bësh dikujt kundër vullnetit, sa shumë i ndërhyn në hapësirën personale dhe sa ia bën punën të papërballueshme. Tani nuk duhet ta sulmosh dikë fizikisht që t’i bësh të ndihen keq në vendin e punës, në shtëpi apo kudo tjetër. Kjo mendoj se është gjë e mirë.”
Fjalët e Clintonit natyrisht nuk u pritën aspak mirë nga përdoruesit e medie sociale apo anëtarët e lëvizjes #MeToo. “Kanë ndryshuar normat për gjërat që mund t’i bësh dikujt kundër vullnetit”, është një deklaratë skandaloze, thotë reporterja e Neë York Times, Maggie Haberman. “Mos do të thotë kjo se më parë nuk ishte problem t’i bëje dikujt gjëra kundër vullnetit?”
Shumë të tjerë theksuan faktin se 71-vjeçari Clinton e ka mbrojtur Franken gjatë intervistës dukem thënë: “Ndoshta jam pak prapanik, por kishte 29 gra në emisionin ‘Saturday Night Live’ që bënë deklarata dhe me duket se historia e parë më fantastike ishte vënë në pikëpyetje.” “Bill, më mirë mos fol më,” shkroi më pas reporterja Andrea González-Ramírez.
Në përgjigje të kritikave të ashpra kundër Clinton, zëdhënësja e tij Angel Urena dërgoi një deklaratë në disa media duke thënë se ish presidentin e kishin pyetur or një radt specifik. “Ai nuk po sugjeronte se ka pasur një kohë kur mund të bëje diçka kundër vullnetit të një personi,” tha Urena. “Ai po thoshte se normat kanë ndryshuar dhe se kjo është gjë e mirë.
Clinton ka bërë disa intervista kohët e fundit fuke promovuar librin e tij të ri. nënjë prej tyre u kritikua gjithashtu për komentet në lidhje me skandalin e Monica Leëinskyt. në atë intervstë ai pretendon se ka bërë gjënë e duhur që nuk ka dhënë dorëheqjen dhe se nuk i detyrohej Leëinskyt falje pasi kishte kërkuar falje publikisht. “I kërkova falje familjes time, Monica Leëinskyt dhe familjes së saj, si dhe popullit amerikan përpara një paneli ministrash në Shtëpinë e Bardhë.” tha Clinton.