Thirrje e aktivistit të majtë: Të rinj, çohuni dhe bjerini sa nuk është vonë, pushteti do t’u lerë pa bukë

Altin Hazizaj

Gjatë gjithë kesaj jave kam qenë në levizje nga një qytet në tjetrin per t’u takuar me femijë dhe të rinj aktivistë të të drejtave të femijëve!
Nuk jam i sigurt nese ishte menyra sesi ne iu qasem punes së perbashket që bemë në çdo qytet apo koha në të cilen jetojmë , por nuk kam parë e degjuar asnjeherë që një grup i terë shoqeror (femijë dhe adoleshentë ) të duan të ikin një sahat e më parë nga ky vend! Nuk më ka qelluar asnjeherë më parë që femijet në grup të kenë kaq shumë mllef kunder shkollave, mesuesve dhe institucioneve dhe padrejtesive qe iu behen atyre si femije apo familjeve e tyre! Nuk me kishte qelluar asnjehere qe femijet bashke ne korr te thoshin qe rrogat e prinderve nuk iu mjaftonin ne familje qe te kishin nje jete normale!
Duke u kthyer dje vone ne darke nga Peshkopia e larget per shkak te rruges, nuk mund te hiqja dot nga mendja fjalet e nje vajze: une po u ankova per mesuesen time, ajo nuk do te me demtoje vetem mua, por te gjithe familjen time! Une mbase edhe largohem? Po familja ime? Po vellai im? Cfare do bejne ata?
ÇFARE BOTE PO NDERTOJME PER FEMIJET?
Familjet varen aq shume nga pushteti, sidomos kur del nga Tirana, dhe mundesia e vetme qe njerezit kane eshte ose te punojne per shtetin ose ta kene mire me te!
Hakmarrja, perjashtimi, ndeshkimi dhe perbaltja apo urrejtja qe njerezit qe drejtojne pushtetin publik ne kete vend tregojne jo vetem mungesen e gezimit te lirive individuale, por mbi te gjitha kontrollin qe ata i bejne jeteve te njerezve. Nese ne komunizem ishin keta njerez qe te fusnin ne burg, sot jane ata qe te lene pa buken e gojes! Si mund t’ia shpjegoje nje prind vajzes ose djalit te tij qe lufta per liri dhe barazi eshte perpjekja qe ne bejme per t’i “zhdukur” njerez te tille nga pushteti dhe kontrolli qe ata ushtrojne ne jetet tona, kur ne fakt buka dhe e ardhmja e atij femije varen nga aksesi, qasja apo lidhja qe prindi ka me keta njerez?!

Modeli i njeriut ne qeveri dhe ne pushtet eshte ai i “gjemes” dhe jo i perunjes, i respektit apo i mbeshtetjes se qytetarit! Mu kujtuan sa e sa raste miqsh e mikeshash qe punojne per shoqerine civile serioze anembane Shqiperise dhe qe me kane treguar per kercenimet qe ju behen atyre tek femijet, bashkeshortet/et, me mbyllje te punes etj etj!
Pushtet i zaptuar qe vetem demton, prish e shkaterron, qe ofron mundesi vetem per pak dhe jo per te gjithe, nuk eshte nje qeverisje e mire per askend! Pas 4 apo 8 vjetesh kur te ike apo te ikin nje shpurre e te vije nje tjeter, te paret jane po kaq te kercenuar nga te dytet dhe perçudnimi qe i behet pushtetit vetem viktima mund te shkaktoje! Kjo ka ndodhur e kjo po ndodh ne kete Shqiperine tone te mjeruar, jo nga qytetaret, por nga soj e sorrollop pushtetar qe sot qeveris ne emrin tone!
“Pushtetari” i sotem si ne koncept ashtu edhe ne permbajtje ka mbetur i njejte me ate pushtetarin e peshtire te kohes se komunizmit apo edhe te kohes se Zogut! I vogel, meskin, b…lepires per ata qe nuk i kontrollon dot, hakmarres, idhnak, perdhunues, mashtrues, breke-grisur, urryes apo dhe vrases! Nuk ka thuajse asgje pozitive qe te shoqeroje keta pushtetaret tane, qe te kujtojne vetem cubat e idhnuar qe ne vend te pajtimit, nxjerrin thikat deri sa te vrasin njeri-tjetrin!
Rreth tre jave me pare takova Ministrin per Europen te Gjermanise. Ishte i habitur, por edhe revoltuar per salltanetet qe i behen politikaneve shqiptare: une kur jam ne makinen e ministrit, as ma hap deren kush, as me begenis kush e jo me te kem makina policie qe me shoqerojne! Njerezit presin nga une qe t’iu sherbej e jo te me bejne ata mua salltanete!
Sot ne mengjes teksa mendoj ende per femijet qe kam takuar, nuk guxoj te mendoj qe t’i them femijeve dhe te rinjve “çojuni dhe bjerruni” sepse dikush, per te mos-thene gjithekush me pushtet, do t’i lere ata e shume te tjere pa buken e gojes! Ne fakt thirrjen e kam per veten e shume e shume prinder e njerez te çliruar nga prangat e pushtetit: Le te bejme dicka sa nuk eshte teper vone!