Rama të bëjë transparencë për lojën me terroristët e ISIS dhe refugjatët

Tritan SHEHU

Shkrimi i Gazetes “Le Monde” diskutimin per “Qendrat e Reabilitimit apo Studimit per terroristet”, qe probabilisht do hapen ne vendin tone, e ka futur ne nje rrjedhe te re e shume me te gjere se nje dite me pare. Dyshimet per shkelje te renda te Sigurise sone Kombetare e te kompetencave nga ana e Ekzekutivit, jane shume me te medha sot. “Le Monde” flet per azilante te pa pranueshem ne BE apo ne disa shtete te tij, qe do te vendosen ne vendin tone. Cilet jane keta dhe pse ne Shqiperi? Ndersa kryeministri Borisov permendi terroristet e ISIS ne vendet e Ballkanit. Keshilltari Lleshi foli per nje “qender studimore”, pa terroriste e pa refugjate brenda saj, vetem me zyra e studjuese. Kujt i duhet besuar? Çfare projekti real apo sureal po thurret? Dyshimet se diçka konspirative, e papajtueshme me interesat e Sigurise sone Kombetare e te perspektives ne pergjithesi, me iniciativen apo thjesht miratimin e Qeverise sone kjo po konfigurohet, sot jane me te forta se dje. Nuk eshte hera e pare qe kjo Qeveri vepron keshtu, ne erresire e larg transparences kur cenon interesat e vendit, derisa “hunda i shpon tavanin”. Ne situaten e krijuar eshte e detyrueshme qe Kryeministri apo Ministri i Jashtem personalisht te skjarojne opinioni e Parlamentin, duke mbajtur te gjitha pergjegjesite per ate qe po ndodh apo mund te ndodhe.