Rama porosit makinën e dytë të blinduar me shumën 440 milionë lekë, Berisha asnjë lek për makina si Kryeministër

Brenda 5 viteve Rama bëhet me dy makina të blinduara. Të dyja kapin shifrën e mbi 900 milionë lekëve. Makina e parë ka qenë ajo e delegacioneve, të cilën Rama e mori menjëherë në perdorim ne Kryeministri dhe tani vjen makina e dytë me vlerën e 440 milionë lekëve të tjera. Shifra absurde në një kohë që Berisha gjatë kohës që ishte Kryeministër nuk shpenzoi asnjë qindarkë për makinat e tij në përdorim. Një nga miqtë e deklaruar të Edi Ramës është Agron Papuli, një biznesmen që ka fituar pjesën e “luanit” të tenderëve për automjete të qeverisë “Rama”. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volkswagen”, ka qënë furnizuesi kryesor me automjete për administratën shtetërore, ambulancat dhe e deri tek Jaguarët për ministrat. Por kjo e fundit u anullua për shkak të denoncimit në media.
Tpz.al zbulon një seri tenderësh për automjete, ku Papuli dhe kompania e tij “CLASSIC” ka fituar gjysmën e fondit prej më shumë se 1 milionë euro që kishte vënë në dispozicion Garda e Republikës për të blerë automjete.
Një nga lotet më të përfolur, ishte ai i blerjes së një automjeti me vlerë 357 milionë lekë pa TVSH (rreth 440 milionë lekë me TVSH) nga Garda e Republikës, i bërë publik edhe më parë nga Tpz.al. Tenderi është fituar pikërisht nga Agron Papulin, ndërsa automjeti do të përdoret për mikun e tij kryeministër, Edi Rama.
Mësohet se automjeti është i blinduar dhe, nisur edhe nga çmimi, kreu i mazhorancës ka filluar të mendojë edhe për sigurinë e tij. TPZ dizinformon kur thote se edhe më parë, këtë sëmundje e kanë pasur dy paraardhësit e tij.
Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnje qindarkë në 8 vite për asnjë makinë. Automjetet benz që Berisha ka përdorur kanë qenë të ministrave të mëparshëm socialistë, njëra e Marko Bellos dhe tjetra e Fatos Nanos.

Makina benz e blinduar e blerë gjatë kohës së Berishës ka qenë në funksion të delegacioneve dhe ajo nuk është përdorur asnjë ditë nga ish-kryeministri. Menjëherë sapo Rama ka ardhur në krye të qeverisë ka përdorur benzin e blinduar të delegacioneve dhe tani po blen edhe benzin e ri të blinduar, pra me dy makina të blinduara në 5 vjet.
Nëse Nano lëvizte me automjete luksoze dhe ishte i fiksuar pas targës 007. Ky portal dizinformon opinionin kur thotë se Berisha do të shpenzonte për sigurinë, duke blerë një Mercedes Benz me vlerë 700 mijë euro. E vërteta është se Berisha nuk ka perdoruar asnje kacidhe për blerje automjeti në perdorim të tij. Blerja e një makine benz me parametra sigurie është bërë vetem për delegacionet dhe nuk është përdorur asnjë ditë të vetme nga Berisha.  Ka qenë Rama që e ka marrë në përdorim këtë makinë sapo është bërë Kryeministër duke ja hequr atë delegacioneve.
Ende nuk janë dhënë detaje të kësaj makine, pasi mund të cilësohet si e sigurisë së lartë. Megjithatë, ajo çka është fakt se shuma, prej më shumë se 300 mijë eurosh, nuk është një gabim në tender, por me këtë shumë është blerë një supermakinë. Çmimi i ngjason automjeteve të sheikëve, ndërsa tashmë edhe Rama mund të lëvizë me “bishën” e tij.
Ndërkohë, duke u fokusuar edhe tek tenderat e tjerë, Tpz.al ka mësuar se, 4 lote të tij janë fituar nga kompania ‘CLASSIC”, me pronar Agron Papulin. Sipas këtyre dokumenteve, Papuli ka fituar lotin 7, për blerjen e një foristrade Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me fond 93 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu, edhe lotin 12, për blerjen e një automjeti foristrade 4×4 për Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me fond 36 milionë lekë të vjetra.
Para pak javësh, Tpz.al publikoi dokumenet e këtij tenderi, ku Ministria e Brendshme akordoi më shumë se 1 milionë euro për të blerë automjete për disa institucione.