Revolta/ Rama pritet me protesta në Lushnje: “Hajdut”, “Qeveri mafioze, qeveri e drogës”

Qindra të rinj dhe banorë të Lushnjes kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama. Jashtë ambienteve ku Rama po zhvillon takimin me qytetarë të zonës mbi llogaridhënien publike, të rinjtë janë pozicionuar me parrulla në duar ku shkruhet “Qeveri mafioze”, “Qeveria e drogës”, “Rama hajdut”.
Rama ndodhet sot në Lushnjë, aty ku po zhvillon takimin e radhës në kuadër të procesit të llogaridhënies me qytetarët.
Kryetari i PD, Lushnje Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Ramës për talljen që u bën fermërëve lushnjarë. “I fton fermeret Lushnjare qe ti kthejne shtepite ne bujtina, hotele ose motele qe te beheni te pasur pa shitur qepe e domate ju thote, por qe “turistet” te vijne neper shtepite e juaja te hane, te pine dhe …. te flene.
Nje TALLJE ekstreme.
500 police per te siguruar hyrjen e administrates se shtetit ne kinoteatrin Vaçe Zela.
Shou mes militanteve.
Te gjithe te “kenaqur “me partine dhe udheheqesin.
Eshte bere kujdes qe disa militante te ps qe mund te “benin ndonje prroçke” nuk jane lejuar te futen ne kinoteater”, shkruan Murrizi në një postim në Facebook.

1 2

4

3 2