Ballina Politikë Kush është zyrtarja në zyrën e Ramës me burrin bos të kokainës,...

Kush është zyrtarja në zyrën e Ramës me burrin bos të kokainës, 1 miliardë lekë u kushtoi dasma

Një portal i kontrolluar nga ish-ministri i Brendshëm ka zbuluar se një zyrtare që punon në Kryeministri me Ramën ka bashkëhortin e saj bos të trafikut të kokainës. Portali i ish-ministrit të Brendshëm jep edhe detaje të identikitit të këtij personi, ndonëse heziton që të japë emrin e tij si dhe të bashkëshortes që punon me Ramën. Nuk përbën më asnjë çudi fakti që Rama mban rreth tij në zyrën në Kryeministri vetëm njerëz të lidhur me trafikun e drogës. Këtë gjë ka bërë edhe me deputetët që ka përzgjedhur po edhe me ministrat.
Lajmi
Kokaina! Duke mos pritur që zbulimin real të trafikantëve të vërtetë ta bëjë Donika apo Besimi i Krimeve të Rënda, gazetarë investigative te cilet kane punuar me agjensi inteligjente prej shumë kohësh do proklamojne nesër njerin nga bosët e trafikut të kokainës nga vendet e origjinës në Shqipëri dhe dispersionin e saj në Europë.
“Ai nuk është njeri kontigjent i policisë dhe gangster në paraqitje me zinxhir të trashe floriri në qafë. Është një djalosh timid me buzëqeshje engjellore. I përket një familje skamore bashkë me nusen simpatike.
Por në një kohë rekord arriti të bëhet bos i kokainës dhe të intervenojë me miqësi deri ne zyrën e Kryeministrit ku punësoi dhe bashkeshorten. Vetëm për lule Orkide të ardhuara enkas nga Roterdami në dasmen e tij u shpenzuan 50.000 €, ndërsa dasma i kushtoi plot 1 miliardë lekë në njerin nga hotelet më të shtrenjta të Tiranes…”
Ja një paragraf i shkëputur nga relacioni dhjetëra faqesh i investiguesit, i cili do të botohet në ditët në vijim me foto e informacione te pakundërshtueshme. Në këtë vend ku krimi, politika dhe institucionet e shtetit duket se heshturazi po bashkpunojnë, duhet një pushtet si media të proklamoje me guxim moralin e saj.
Dosja “Kokaina” do rrëzojë shumë versione periferike të përhapura deri sot dhe do drejtojë shigjetën në Thembren e Akilit…!

Exit mobile version