Ballina Shëndetesi Kur duhet të bëjmë dush, në mëngjes apo në mbrëmje?

Kur duhet të bëjmë dush, në mëngjes apo në mbrëmje?

Shumë persona preferojnë të lahen në mëngjes, në mënyrë që të jenë të pastër dhe të freskët, ashtu sikurse ka të tjerë të cilët preferojnë të bëjnë dush në mbrëmje para se të flenë. Por Çfarë thotë shkenca për këtë?
Së fundmi , një grup ekspertësh nga Harvardi i japin përgjigje kësaj pyetje. Ata shprehen se larja e fytyrës dhe e trupit në darkë ndihmon në shëndetin e lëkurës, sidomos në verë dhe në pranverë. Gjatë ditës, nëse qëndroni jashtë, djersiteni dhe një dush në mbrëmje para gjumit ju ndihmon të qetësoheni dhe të bëni një gjumë të mirë. Por, nuk duhet të harroni se dushi duhet bërë 90 minuta para se të flini. Gjatë pranverës mbuloheni nga poleni dhe nuk keni përse të flini me të, prandaj këshillohet të bëni dush, duke ulur kështu rrezikun për alergji të ndryshme. Dushi në mbrëmje ju ndihmon gjithashtu edhe për pagjumësinë, pasi ul nivelet e kortisolit të lidhur me stresin.
Në mëngjes duhet të laheni kur jeni të stresuar nga puna apo duhet të jeni kreativë.
Pra, ekspertët këshillojnë: Mund të vazhdoni të ndiqni rutinën tuaj, por këshilla është dush në mbrëmje!

Exit mobile version