Zbulohet dokumenti, Rama vazhdon t’u japë tendera vëllezërve Habilaj

Vëllezërit Habilaj që drejtonin bandën e trafikut të drogës drejt Italisë vazhdojnë të fitojnë tendera nga qeveria Rama. Subjekti AMF ose ndryshe Artan, Moisi dhe Florian Habilaj rezulton të ketë fituar tenderin për karburant të Spitalit të Vlorës. Mbiemri i njohur që ka zënë faqet e para të kronikës së zezë këta muaj dhe që ka vënë në rrezik edhe vetë pushtetin e kryeministrit Edi Rama, shfaqet edhe në dokumentat e shtetit si përfitues parash nga buxheti.
Një mesazh i ardhur nga qytetarë tek Nisma e ka përmbledhur më së miri situatën me thënien “Shteti ynë kur proteston të fut në burg, kur merresh me drogë – të jep tendera”.
Qytetari anonim e ka ilustruar denoncimin e tij edhe me këto dëshmi:
“Përshëndetje Nisma. Shikoni sesa thellë janë futur Habilajt brenda pushtetit të Rilindjes. Ky është tender i Spitalit të Vlorës për karburant që e ka fituar një nga firmat e Habilajve me administrator Artan Habilaj.
Emri AMF është akronim i tre vëllezërve Artan, Moisi dhe Florian. Dhe po ta shikosh kjo firme fillimisht ka qene per tregeti ushqimore, po meqë do merrte tenderin e vuri dhe tregeti hidrokarburesh tek aktiviteti. Prandaj mos shikoni vetëm ne sipërfaqe. Këtu familjet janë futur thellë deri në damarët e shtetit. Shtetit tonë që kur proteston të fut në burg, kur merresh me drogë të jep tendera”.

doc