Paloka pyet në Kuvend: Pse nuk e kap Xhafajn ligji Antimafia, Ruçi i ndërpret fjalën

Me rifllimin e seancës parlamentare në foltoren e Kuvendit është ngjitur nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili i ka drejtuar një pyetje kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe mazhorancës sesi është e mundur që Ministrin e Brendshëm nuk e kap ligji Antimafia, në kushtet kur edhe ai vetë e ka pranuar para medias? “Kur u peyt Xhafaj nga gazetarët se e kap ligji Antimafia, ai tha se ligjërisht e kap, por meqë është ministër nuk e kap”, tha Paloka
Pasi Palokës i kanë mbaruar minutat, Ruçi i ka mbyllur mikrofonin dhe e ka paralajmëruar disa herë se si i tërheq vëmendjen. Paloka ka vazhduar të protesojë në foltore pa mikrofon duke ironizuar fjalët e Kryeministrit se “opozita po e pengon integrimin”.
Fjala e tij ka vazhduar ndërkohë që deputetë e PD i janë afruar foltores dhe rojet e sigurisë së Kuvendit kanë rrethuar foltoren.
Prokuroria si letër higjenike
Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi maxhorancën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës.
Edi Paloka: Ka kohë që ky parlament nuk mblidhet më për interesat e hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Gjithë ditën është i angazhuar të mbrojë krimin që e ka rrethuar dhe po e mbyt. Ka 5 vjet në atë karrige dhe nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur intersat e krimit dhe personalet. Këto janë një palë interesa.
E nisi duke mbrojtur kryetarët e inkriminuar të bashkisë që i vuri vetë, më pas vazhdoi me deputetët inkriminuar që vuri vetë. Sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas. Nga Tahiri tek Xhafaj, ky është i vetmi hall që ka kryeministri.
Kryeministri mund të përgjigjet pse nuk e kap ligji antimafia Gramoz Ruçin. E keni bërë si letër higjienike prokurorinë dhe e përdorni për çdo pisllik që nxirrni ju.