“Negociatat nuk hapen”, zbulohet dokumenti Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë

Ndërkohë që dje mediat gjermane flisnin për skepticizem lidhur me hapjen e negociatave për vendin tonë, duke e cilësuar këtë verë shumë herët, një dokument ende jo zyrtar që po qarkullon së fundmi në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel nuk i jep aspak shpresë Shqipërisë për hapjen e negociatave në fund të Qershorit.dokumenti i be negociatat
Makfax, agjencia maqedonase e lajmeve, duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel ka zbuluar dokumentin, sipas të cilit, disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë.
Sipas Makfax prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.
Edhe pse komisioneri i BE Johannes Hahn theksoi qershorin si datë fillimi për negociatat, dokumenti thekson se fillimi i negociatave është i mundur vetëm pranverën e ardhshme.
Ndërsa sot kancelari austriak Sebastian Kurz nuk i dha asnjë shpresë Ramës për hapjen e negociatave.
Kurz e ka vendosur theksin te fakti që Shqipëria është kthyer në një pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm qëë vijnë nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. “Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal. Do ta mbështesim me policë të rinj, por edhe në fusha të tjera. Së bashku me Ministrin e Brendshëm që së bashku me partnerët e tjerë që të ndalojmë fluksin e emigrantëve”, u shpreh më tej Kurz.
Ajo që të bie në sy në deklaratën e kancelarit austriak është fakti se ai nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ndryshe nga sa ishte folur nga ana e qeverisë Rama, se kryeministri po lufton fort për integrimin.