Deklarata e fortë e gazetarit: Xhafaj nuk u lejua në Mëngjesin e Lutjeve pas urdhrit nga SHBA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk është njeriu i amerikanëve ashtu siç po interpretohet. Gazetari Basir Çollaku tha se, Xhafaj nuk u lejua të flasë në panel në “Mëngjesin e Lutjeve”, duke shtuar se ministri i Brendshëm u largua nga paneli pas një urdhri nga Uashingtoni.
Sipas gazetarit, amerikanët kanë shumë më tepër informacione për Xhafajn sa ne as nuk e imagjinojmë dot, ato janë në dijeni të fakteve të përfshirjes së vëllait të tij në trafikun e drogës. Në këtë kuadër, ai tha se mesazhet që jepen tregojnë se Xhafaj nuk ka mbështetjen amerikane.
Gjithashtu Çollaku në studion e Faxnews tha se dërgimi Agron Xhafajt në Itali është i paligjshëm, ndërsa “Dëshmitari X”, u ndje i kërcënuar ndaj edhe iku.
Sipas tij, sa besueshmëri do të ketë që akt-ekspertimi i audio-përgjimit të bëhet nga ai që rri gjithë ditën me Xhafajn.
Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i thanë Zërit të Amerikës se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Të njejtat burime shpjeguan se “do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë” para çdo vendimi ndërsa teksuan se “do të respektohen të gjitha procedurat për azil”.
Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.