Berisha denoncon skandalin: Mafia e Bashkisë me leje të Gjushit pushton pronat e kishës franceskane tek Kepi i Rodonit!

Grabitja e pronës private është një nga skandalet më të mëdha që po ndodh në Shqipëri. Qytetarët vijojnë të denoncojnë çdo ditë skandalet mjedisore dhe uzurpimin e pronës private. Këtë herë disa qytetarë privatë kanë denoncuar se si me lejen e kryebashkiakut Vangjush Dako, persona me të shkuar kriminale po uzurpojnë pronat e kishës Françeskane në Kepin e Rodonit dhe dëmin e madhe mjedisor që po shkaktojnë në atë zonë.
Denoncimi i tyre është bërë publik nga ish-Kryeministri Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Pushtohen nga mafia e Bashkisë dhe me leje të Gjushit pronat e kishës Françeskane tek Kepi i Rodonit!
Qytetari dixhital denoncon grabitjen e pronave të Kishës Françeskane si dhe krimin e rëndë mjedisor që po kryehet me leje të Gjushit dhe me indiferencën e plotë, madje mbështetjen e heshtur të narkopolicisë dhe narkoinspektoriatëve që mafia i ka blerë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e derguara nga qytetari dixhital! sb
“Përshendetje dr., po ju informoj për një skandal në pronën e Kishës Françeskane në Kep të Rodonit.
Shkatërrohet prona private e Kishës nga persona të inkriminuar dhe dënuar më parë, Vath Alla i ndihmuar nga ish-avokati i tij sot drejtues i IMT Bashkia Durrës.
Ky skandal ka vazhduar që me datë 24.5.2018 dhe akoma Policia e shtetit nuk ka shkuar në vendngjarje. Me leje të Vangjush Dakos benda pronës private të Kishës.
Atëhere. Kanë prerë pemë, hedhur inerte (brenda pronës së Kishës) për të ndërtuar në një ranishte që ata prtendojnë se e kanë marrë me qira nga Bashkia (por sipas këtyre është në administrim të Pyjores, dhe që Kisha është në proces gjyqësor edhe për këtë pronë që do ndërtohet, sepse është brenda sipërfaqes së kthyer Provincës Franceskane. Pra rrugën po e bëjnë direkt në pronë private duke shkatërruar pyllin, pronë private të Kishës me qëllim që të ndërtojnë përsëri në një ranishte (brenda pronës së kthyer në favor të Kishës) që Kisha është në proces gjyqësor me shtetin.
Makina e UK Bashkia Durres, që shkon për llogari të privatit”.

33944225 1014990838661823 781131809567014912 n