Salah, Ramos dhe dëmshpërblimi 1 miliard euro

Dëmtimi Salah po merr përmasa të jashtëzakonshme. Një atdhetar i sulmuesit të Liverpool ka ndërmend të hedhë në gjyq kapitenin e Real Madrid për 1 miliard euro.
Personi në fjalë quhet Bassem Wahba dhe ka lajmëruar në një stacion televiziv egjiptian se ka bërë një ankesë te FIFA dhe ka akuzuar Ramos për një ndërhyrje të qëllimshme ndaj Salah.
“E ka dëmtuar me qëllim dhe duhet të ndëshkohet për atë që ka bërë. Kam bërë një padi dhe një ankesë te FIFA. Do të kërkoj një dëmshpërblim që do mund të kalojë 1 miliard euro për dëmin që Ramos i ka shkaktuar Salah dhe popullit egjiptian”.

Tatuazhi i tifozit të Man United që po çmend ata të Liverpool
Një tifoz i Manchester United ka bërë një tatuazh të veçantë duke i shtuar akoma më shumë dhimbjen Loris Karius dhe tifozëve të Liverpool.nintchdbpict000409446968 e1527518322944
Të Kuqtë e mbyllën sezonin pa trofe pas dështimit në Champions League, ashtu si United.
Dy klubet kanë një rivalitet të mirënjohur dhe tifozët janë gati të shfrytëzojnë çdo fatkeqësi që i ndodh kundërshtarëve.
Loris Karius do ta mbajë mend gjatë atë mbrëmje ku i fali dy gola Real Madridit.
Dhe një tifoz i United ka siguruar që bëmat e tij fatkeqe të mos harrohen kollaj edhe nga ai duke bërë një tatuazh në trupin e tij.
Karius është një legjendë 26-05-2018 është gjithçka që është shkruar dhe aq mjafton.
Deri ku shkojnë disa tifozë për të festuar disfatën e kundërshtarit.