Përplasje në komisionin e Ligjeve: Rama barrikadë për të mbrojtur Tahirin e Xhafajn

Protesta e opozitës në Komisionin e Ligjeve është pritur me debate nga deputetët e PS-së, që kanë kërkuar të lihen menjanë retorikat politike dhe të vazhdohet me rendin e ditës!
Ndaj thirrjes së ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka që mazhoranca të mos e marrë peng vendin për interesat e saj, ka reaguar kryetari i komisionit, deputeti socialist Ulsi Manja, i cili i ka kërkuar Nokës që opozita nuk duhet të protestojë në këto momente.
Debati midis deputetëve
Noka: Përgjegjësi është një dhe vetëm një: Mazhoranca dhe Edi Rama. Shqipëria nuk jua ka për borxh ta merrni peng për interesa.
Manja: Ne ishim në opozitë atëhërë kur ndodhi Gërdeci, z. Noka por jua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO. Tani ku jeni ju?!
Fino: Ti bën të njëjtën retorikë politike. Shumë mirë që u bë para mediave që ta dëgjojë dhe qeveria dhe a mund të ndërpresim këtë retorikë politike dheë të vazhdojmë?
Noka: Z. Fino, të mos bëheshit barrikadë për të mbrojtur Saimir Tahirin! Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen! Ju me Tahirin të mbrojtur nga drejtësia, me Ramën që ka marrë peng drejtësinë dhe me Fatmir Xhafajn ju i jeni bërë barrikadë integrimit.
Manja: Z. Fino, edhe 2-3 kolegë janë nga opozita dhe mbaruan!
Mediu: Për ata që nuk e dinë është se anëtarimi i Shqipërisë në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerancës por për shkak të reformës. Duke bërë të gjithë reformat!
Dua të kthej në vëmendjen tuaj, qëndrimin e Macron dhe Juncker: Ka një rrezik potencial rajoni juaj, rrëshkitjen drejt Rusisë dhe Turqisë dhe influencat. Pyetja është ku jemi ne lidhur me këto influenca?! Ky është një shqetësim që ne duhet ta shohim me interesin më të madh.
Nuk i heq asnjë presje atyre që thanë kolegët e mia. Nuk mund të ketë të ardhme europiane në Shqipëri ka zgjehdje të lira dhe të ndershme! T’i japim pushtet qytetarëve dhe jo individëve të veçantë!

Alibeaj: Ne si opozitë do të bëjmë maksimumin, numërimi mbrapsht ka filluar
Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj, ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se “ne si opozitë do të bëjmë maksimumin” për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave dhe se “numërimi mbrapsht” tashmë ka filluar.
“Ne si opozitë do të bëjmë maksimumin, jo duke e fshehur të vërtetën, tha Alibeaj, por sepse kjo është mënyra e vetme sesi europianët na besojnë dhe secili të marrë çmimin për atë që ka bërë. Deri më 28 qershor, numërimi mbrapsht fillon që sot.
Të paktën për moral, për përgjegjshmëri politike, ministri i Brendshëm duhet larguar nga detyra. Sepse nuk shkon që vëllai i ministrit tonë të Brendshëm është me pranga. Si mund të shkojmë në Europë kur ministri i Brendshëm ka kapur drejtësinë?!
Ç’luftë ndaj krimit e korrupsionit flasim kur ministri i Brendshëm udhëheq krimi? Kemi mundësi të rikuperojmë nga imazhi ynë, duke larguar një ministër të Brendshëm?! Nuk paska mes jush njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje?! Ka sigurisht! Kjo është ftesë për ta parë realitetin! Ky është një nga momentet më delikate të së ardhmes europiane. Pas kësaj do të jetë shumë e vështirë për negociatat. Sot jemi 30 ditë përpara deri ditën kur europianët të vlerësojnë në e meritojmë apo jo!”
Ndaj Alibeajt ka reaguar kryetari i komisionit, deputeti socialist Ulsi Manja, me ironi: “Në fakt numërimi ka filluar mbarë se ne presim një rezultat pozitiv”, tha ai.