Nis protesta tek Ministria e Brendshme: “Rama ik, Xhafaj ik”!

Ka nisur protesta tek Ministria e Brendshme ku të rinjtë e PD-së dhe LSI-së kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i tij. E lajmëruar që dje, në protestë janë mbledhur qindra të rinj.protesta 51527588742
Ata kërkojnë që Fatmir Xhafaj të ikë nga drejtimi i ministrisë, pasi ka mbrojtur të vëllain, i cili është i dënuar për trafik droge.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim janë bashkuar në mesditë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Një ditë më parë, kreu i FRPD Bleind Këlliçi njoftoi për protestën e sotme, ndërsa burime nga LSI bëjnë me dije se do të jetë edhe LRI në këtë protestë.
Të rinjtë e FRPD dhe LRI po protestojnë tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, pasi ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

protesta 31527588740