Protesta e opozitës dhe çelësi magjik

Erl KODRA

Qytetaria dhe respekti për ligjin dhe rendin kushtetues e përmbajti sot popullin opozitarë pa i fshirë nga zyrat e qeverisë Bandën Xhafa dhe Rama. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se durimi do të jetë i pafund.
Dy gjëra ranë në sy në këtë ditë vere të parakoshme;
1. Organizata kriminale që ka pushtuar krejt institucionet kushtetuese të vendit është në panik. Në ikje e sipër, ata nuk e kanë për gjë të shkelin çdo parim njerëzor dhe ligjor, të kryejn çdo krim që përmban Kodi Penal i Republikës.
2. Opozita ka shumë armiq, ku rraca më e shpifur është ajo brenda llojit, tip Bamir Topi dhe Astrit Patozi. Sepse, teksa lexoja sot shënimin e këtij të fundit për protestën e opozitës, për një moment mendova; mos ia ka hakuar llogarinë në facebook Edi Rama këtij qyqari, që vjell kaq shumë vrerë?!
Për të gjithë ata që sonte e sulmojnë opozitën me argumentin idiot se pse nuk i përzuri me dhunë nga zyrat e shtetit bandën Xhafa dhe Rama, duhet kujtuar se vërtetë kështu mund të ndodhte, por ama kjo do të kishte një kosto e jashtëzakonshme për shpatullat kockë e lëkurë të shqiptarve. Eshtë krejt e pamoralshme të sulmosh sot opozitën nga pozitat e Astrit Patozit, që shkruan statuse me babale, njësoj si Edi Rama, prej kushedi çfarë skute me ajër të kondicionuar. Shqiptari i zakonshëm. ai që sot ishte në sheshin Skënderbej, mezi e mbyllë muajin për bukën e fëmijëve, ndërsa shumë të tjerë që nuk mundën të ishin sot në bulevard, me siguri që nuk e kanë patur të sigurtë darkën.
Nëse nuk e keni marrë vesh akoma, Shqipëria dhe shqiptarët po kalojnë kohë të vështira. Më mirë të themi; kohë të tmerrshme. Dhe prej tmerrit kanë marrë rrugët e Europës, me trasta ne duar. Dhe Europës mbarë.

***
Megjithatë, opozita ka shumë për të bërë. Sepse ndodhet në mes të një kënete me krokodilë dhe hiena, e sulmuar pabesisht nga të gjitha anët. Mbi të gjitha, e sulmuar edhe nga institucionet ligjore të Republikës. Nuk ka gjë më të shpifur se sa kur pabesia dhe mashtrimi vjen nga Prokuroria e Republikës.
Por, saktësisht këtu është edhe çelësi magjik, prej ku mund të bëj diferencën opozita shqiptare; të çmontojë mashtrimin kriminal të Prokurorisë, të Fatmir Xhafës dhe të Edi Ramës. Opozita është palë në këtë proces penal të regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe si e tillë, ajo ka të gjithë të drejtën ligjore të kërkojë të vertetën reale, duke refuzuar me neveri “të vertetën” e gatuar në orën 10 të natës në bodrumet e Surrelit.
Zëri i Agron Geron Xhafës për krahasim me audiopërgjimin, nuk mund të merret nga askush tjetër përvçse nga eksperti i Agjensisë që do të bëj ekzaminimin. Agjensia më e famshme në botë për ekspertiza të tilla, Primeau Forensics LLC, mes të tjerash thotë se:
“Për të përfunduar një identifikim zëri, duhet të krijohet një mostër e zërit të personit të dyshuar ose zë “i njohur” nën mbikëqyrjen e ekspertit të mjekësisë ligjore. Kjo mostër, ose shembull i zërit të njohur duhet të regjistrohet në të njëjtën mënyrë që zëri i panjohur është regjistruar, dhe personi i dyshuar duhet të lexojë të njëjtat fjalë të folura në mostrën zanore të panjohur. Pa këtë regjistrim mostre (ekzemplari) testi i identifikimit të zërit mund të mos jetë i mundur.”
(Adresa dhe kontaktet e Agjensisë Primeau Forensics LLC janë keto: ëëë. primeauforensics. com
1703 Star Batt Dr.
Rochester Hills MI 48309
USA, phone: 800-647-4281)
Në të vertetë, kjo sfidë në dukje e vogël në krahasim me malet e zullumit kriminal të Edi Ramës, do të ishte fundi ligjor i këtij mashtruesi ordiner. Ndaj është imediate që opozita si palë në këtë proces ligjor, duhet të bëj të pamundurën të mundur, për të zhbërë mashtrimin shtetëror të Prokurorisë, duke këmbëngulur ligjërisht që zëri i Agron Geron Xhafës të merret edhe njëherë, sipas të gjitha procedurave shkencore, pa toleruar më tej mashtrimet e Arta dhe Edi Ramës.