PD diskuton bojkotin e Parlamentit

Dy ditë pas protestës kombëtare për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, por kanë rrjedhur debatet dhe kërkesat e deputetëve.
Burime nga PD, janë shprehur se ka diskutime dhe disa deputetë kërkojnë që si hap të parë të bojkotohen punimet e Parlamentit.
Flamur Noka: Hapi i parë mbetët bojkoti i parlamentit. Ramës i dhamë shumë kohë për Xhafën.
Bardh Spahia: Të marrim në konsideratë bojkotimin e parlamentit. Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të parlamentit.
Klevis Balliu: Qytetarët na kërkojmë të mos jemi më në parlament. Nuk është Kuvend, por teatër.
Deputetët kanë thënë më tej se në Kuvend janë vetëm fasadë pasi Rama nuk e ka dëgjuar zërin e tyre.

Grupi i Pd