Ballina Aktualitet “Na prit Pasha, po vijmë”! Mijëra protestues vërshojnë nga rrethet drejt Tiranës

“Na prit Pasha, po vijmë”! Mijëra protestues vërshojnë nga rrethet drejt Tiranës

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet e vendit për të protestuar para kryeministrisë. Makinat e protestuesve nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës të mbushur me mesazhe kundër Ramës: Na prit Pasha! Po vijmë, Pasha!
Nga Shkodra Partia Demokratike e ketij qyteti deklaron se do nisen 2000 protestues, 4000 nga i gjithe qarku. 10 autobusë janë në dispozicion. Nga Gjirokastra janë nisur 5 autobusë, ndryshe nga protesta e fundit këtë here vihet re pjesëmarrje më e madhe e banorëve të qarkut të Gjirokasrës.
Sa u përket rretheve të tjera, deri tani sipas të dhënave 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.
Rreth 1500 persona janë nisur nga Vlora drejt Tiranës. 10 autobusë jane nisur nga rrethi i Vlorës me protestues.
Nga Kukësi drejt Tiranës janë nisur 1800 protestues, nga Hasi 600 dhe nga Tropoja 400 protestues.
Opozita ka thirrur sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kurorëzim i protestave të saj në sallën dhe komisionet parlamentare pas publikimit të audiopërgjimit që implikonte në trafiku e drogës vëllanë e ministrit të Brendshëm, vetë ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama.
Ndërkohë qeveria e trembur nga vërshimi i uraganait popullor kërkon të përforcojë masat duke sjellë forca shtesë policie nga komisariatet e rretheve.
Bëhet e ditur se me dhjetëra furgonë policie janë nisur nga veriu drejt kryeqytetit. Policia ka ngritur postbllok dhe në Shkodër.

Exit mobile version