Kryemadhi: Largimi i Ramës do t’i japë shpresë Shqipërisë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është nisur drejt Bulevardit për t’u bashkuar me protestuesit e PD-së dhe aleatëve të tjerë të opozitës.
“Unë nuk e besoj këtë besoj se ëhstë shumë e qartë për të gjithë shqiptarët që në raportin e dalë në prill ka kushtet që po t’i përmbledhëshë në një kërkojnë vetëm largimin e Edi ramës.
Hapja e negociatave nuk ka lidhje me klasën politike. Të gjithë kërkojnë largimin e Edi Ramës që t’i jepet një shans Shqipërisë në qershor.
Nuk është çështje emri largimi, është paketë. Largimi i Edi Ramës do t’i japë Shqipërisë një shpresë shumë të madhe”, u shpreh Kryemadhi. Anëtarët e LSI-ja janë grumbulluar sot para selisë së partisë së tyre dhe po përgatiten për marshimin e protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
LSI e ka theluar kërkesën e saj sot në protestë; prej saj ëkrkohet largimi i Edi Rama nga posti i kryeministrit. Mijëra protestues po vbërshojnë drejt sheshi “Skënderbej”. Banderola me sloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.
Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.