“Luftë” në Kiev, sulmohen tifozët e Liverpool

Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpool dhe të Real kanë mbërritur në Kiev. Por prag-ndeshja nuk është më aq e qetë, përkundrazi. Sipas “Interfax Ucraina” dhe “Marca”, mbrëmë një grup tifozësh me origjinë ruse, ka sulmuar tifozët anglezë, në një restorant të kryeqytetit ukrainas. Kanë fluturuar tavolina dhe karrige duke lënduar disa nga miqtë. Dy rusë dhe një tifoz i Liverpool kanë përfunduar në pranga.
Një klimë e ashpër që të sjell ndërmend prag-ndeshjen e Liverpool dhe Roma, ku u rrah brutalisht Sean Cox, tifozi i Liverpool, që ende është në spital me probleme cerebrale, ndërsa dy tifozë të Romës janë në burgun e Prestonit, në pritje të seancës gjyqësore që do të mbahet më 8 tetor.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet nesër në Kiev. Në një finale, përbërja sportive është e rëndësishme, por në vitet e fundit po tregon se faktori ekonomik ka gjithashtu një peshë transhendente. Në pesë edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, titulli është fituar nga finalistë me të ardhura më të larta se të zakonshme.
Në vitin 2013, Bayern Munich fitoi ndaj Dortmundit; në vitin 2014, Real Madridi triumfoi ndaj Atlético Madrid; në vitin 2015, Barcelona likujdoi Juventusin dhe, sezonin e kaluar, fitoi përsëri Real Madridi ndaj Juventusit. Nëse kjo premisat mbahen, ekipi i Real Madridit duhet të jetë kampion Europe këtë të shtunë.