Rama, 725 mijë euro baxhanakut nga paratë e shqiptarëve pa konkurrencë

Babëzia e vjedhjeve të Ramës nuk ndalet. 725 mijë euro i ka dhënë vetëm baxhanakut të vet nga paratë e shqiptarëve dhe pa konkurrencë.
Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike përmes disa fakteve dhe një deklarate ka denoncuar rastin e favorizimit të baxhanakut të Kryeministrit Edi Rama, Armand Frangut.
Përmes dokumenteve, PD thotë se në tepsinë e madhe ka vend edhe për baxhanakun e Ramës, ortak i shoqërisë “B360”, i cili duket se bashkëpunimin me shoqërinë “Advanced Business Solutions – ABS” e ka të ngushtë.
“Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: www.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe”, thuhet në reagimin e PD.
Deklarata e Departamentit Antikorrupsion në PD:
FRANGU i RAMËS
Rama nuk ka vetëm miq si Papuli, Carapuli, Eft’himi, Dulaku, Sala, nuk ka vetëm vëllaçko Olsin. Rama ka dhe baxhanak. Në tepsinë e madhe sigurisht ka vend dhe për baxhanakun, Armand Frangu.

Ortak i shoqërisë “B360” duket se bashkëpunimin me shoqërinë “Advanced Business Solutions – ABS” e ka të ngushtë. Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: www.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe.
Qeveria Rama, baxhanaku i bashkortakut, duket t’i ketë sjellë begati të madhe shoqërisë “Advanced Business Solutions – ABS”, krahasuar me më parë: 12 miliardë lekë ose 9.5 milionë euro.
Vetë AKSHI ka lidhur kontrata me këtë shoqeri në vlerën 919 milionë lekë ose 725 miijë euro. Por AKSHI nuk është ndalur me kaq. Për të shmangur plotësisht konkurrencën, ka sajuar “kontratat sekrete”, të cilat i ka lidhur me shoqërinë e Frangut. Bazueshmërinë ligjore të klasifikimit të kontratave duhet ta verifikojë Prokuroria, por kjo e fundit është e zënë me do detyra që i janë ngarkuar nga baxhanaku i Frangut.
Edhe në KPP, kompania parzmore e Frangut, duket të ketë patur jo pak fat me pranimin e ankesave. Po dhe kjo nuk çudit, derisa KPP është nën sqetullën e sekretatit të përgjithshëm të baxhanakut, Ëngjëll Agaçit.
E begatë kjo qeveri për të gjithë sojin e sorrollopin e tepsixhiut, migjeniane për qytetarët e saj.