Vdes nga torturat në qelitë e Policisë një i ri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një i arrestuar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës. Enea Ftoi mësohet se ishte tre ditë më parë nga policia për vjedhje.
Sot ai do të dilte para gjykatës, por familjarët thonë se janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut.
Bëhet e ditur se viktima Enea Ftoi ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë. Ndërkohë që familjarët e viktimës akuzojnë policinë.
Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.
“Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë”, shprehen familjarët.
Sipas policisë nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.