Ballina Bota & Rajoni Trump kandidat për çmimin Nobel?

Trump kandidat për çmimin Nobel?

Howard Kurtz
Shpërthimi i ferrit është frenuar zyrtarisht. Të paktën këtë mund të mendosh kur shikon titullin e “New Jork Times: “Presidenti Trump kandidat për Çmimin Nobel të Paqes. Është mundësi reale”. Ideja e vlerësimiti të Presidentit me Çmimin Nobel ka filluar të qarkullojë ndërmjet mbështetësve të tij, madje edhe ndërmjet ekspertëve dhe fitues të mëparshëm tëçmimit. Natyrisht teoria mori jetë teksa Mike Pompeo po rikthente tre pengje amerikane nga Peniani në SHBA, të cilët më pas u takuan me Presidentin.
Ky ishte një turp i madh për gazetën “Times”, sepse vetëm një ditë më parë kishte shkruar një artikull të titulluar: “Kryediplomati i Trumpit mijëra kilometra larg në një moment kaq kritik”. Artikulli pretendonte se Pompeo, njëlloj si Rex Tillerson, ishte tërësisht i distancuar nga çështja e Iranit, gjë që shkaktoi një “tronditje” për diplomatët europianë dhe për zyrtarët e Departamentit tëShtetit, të cilët mbetën pa fjalë nga mungesa e kryediplomatit. Edhe sikur Pompeo të mos kishte sjellë në atdhe të burgosurit amerikanë nga Korea e Veriut, thjesht fakti që kishte shkuar atje për t’i hapur rrugën bisedimeve Trumo-Kim ishte më i rëndësishëm se prezenca e tij nëUashington për një vendim mbi Iranin që ishte marrë shumë kohë më parë.
Trump, duke folur me të burgosurit, tha se Pompeo kishte bërë një punë të shkëlqyer dhe komentoi si qesharak artikullin e “Times”. Është e rëndësishme të theksohet se Trump është përsëri larg nga Çmimi Nobel.
Korea e Veriut ka liruar edhe më parë të burgosur amerikanë. Arritja e një marrëveshjeje e regjimit diktatorial dhe nisja e ç’armatimit është një punë shumë e vështirë, madje edhe vetë presidenti ka paralajmëruar se mund të mos realizohet.

Megjithatë, gjërat kanë ecur jashtëzakonisht mirë që vitin e kaluar kur Trump ishte i detyruar të deklaronte hapur se do të sulmonte Korenë e Veriut në rast se nuk frenonte programin e armëve bërthamore. Në vend që tëndiqte një qasje diplomatike që nuk kishte sjellë asnjë sukses me Korenë e Veriut gjatëçerek shekullit të fundit, Trump vendosi të përdorte kërcënime për ta detyruar Kimin të ulej në tavolinë.
Suksesi i tij i deritanishëm ngre pikëpyetjen nëse Trump kërkon të njihet në histori si lider i madh apo lider i çmendur, duke e bërë armikun e papërmbajtur të mendojë se je i gatashëm të bësh çdo gjë. Një burim i afërt i Presidentit Trump tregon se atij i pëlqen shumë fakti se askush nuk ia ka idenë se çfarë do të bëjë ai, veçanërisht në samitin e ardhshëm me Kimim.
“Sjellja e Kimit i ka shtyrë njerëzit të mendojnë se ai është i çmendur. Trump thotë se, nëse është i çmendur, di mirë si të sillet me të”, thotë një burim i afërt me presidentin, duke kujtuar një episod kur Trump e kishte quajtur Kim “Burri i vogël i raketave” dhe e kishte talluar duke thënë se kishte një buton bërthamor më të madh se ai i Kimit.
Ndoshta Korea e Veriut po jep vetëm përshtypjen e një bashkëpunimi në përpjekje për të nxitur Shtetet e Bashkuara të lehtësojnë sanksionet në këmbim të premtimit për ç’armatim në të ardhmen. Askush nuk e di deri tani. Megjithatë, ky duket si një moment festiv me të dy palët të gatshme për të zhvilluar bisedime serioze për arritjen e një marrëveshjeje që mund të sjellë ndoshta edhe njëÇmim Nobel të Paqes për Presidentin Trump.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Exit mobile version