Zbulohet laboratori i drogës në Fier, ‘teknologjia e fundit’

Zbulohet një laborator droge në ndërtim e sipër në Seman të Fierit.Tokat në të cilat ishte ndërtuar laboratori i drogës ishin në pronësi të Vladimir Çilotajt, i cili është shpallur në kërkim.
Dyshohet se pronari i tokës ka dhe biznese të tjera në zonën e Mbrostarit.
Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror. Laboratori ka qenë i sapohapur dhe po punohej për paisjen e tij me energji dhe fillimin e punës.
Policia njofton se: Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohet një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomentit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues. Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.