Skandal, Rama liron vrasësin Mark Frroku

Deputeti i PKD, Mark Frroku, duke hyre me pranga ne duar dhe i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest me burg". /r/n/r/nLawmaker Mark Frroku, entering in the hands handcuffed and escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "Arrest in prison".

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Por provat në mbështetje të kësaj akuze u konsideruan të pamjaftueshme nga ana e trupit gjykues.
Ish deputeti u gjet fajtor nga Gjykata për tre akuza të tjera, atë për “Pastrim të parave”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”.
Këtij dënimi ju shtua gjithashtu dhe ai i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë kohore 4 vjeçare. Gjykata e Apelit vendosi na Janar të këtij viti të ulë dënimin për ish-deputetin Mark Frroku, nga 7.5 vite burg që ishte dënuar, në 6 vite.
Më 21 prill 20178 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 7 vite dhe 6 muaj burg ish-deputetin, Mark Frroku, i cili u arrestua në pranverën e 2016
Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, i vrarë në pasditen e 5 marsit 1999.

Ai u qëllua për vdekje me thikë në një stacion metroje, Gare du Midi, në rrugën ‘Fonsny”, në jug të Brukselit. Po sipas mediave belge thuhet se Frroku përdorte identitet të rremë të një kosovari.
Sipas Nord Eclair.be, rasti lidhet me botën e prostitucionit, ku veprojnë disa rrjete emigrantesh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksander Kurti me sa duket kishte ‘shkelur’ mbi aktivitetetin e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të emigracionit klandestin drejt Anglisë.
Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (Mark Frroku) (41 vjeç) dhe Ajan Bytyçi (36) u klasifikuan si bashkëpunëtorë sipas mediave belge, si ‘sudinfo.de’.
Ata u ndaluan nga policia pas shumë kohe, por dolën nga burgu përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Të katërt u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë. Meqë qenë lënë të lirë para këtij çasti, ata nuk u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.
Gjithmone sipas Nord Eclair.be, pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen.
Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Nderkohe Mark Frroku filloi një karrierë politike që e çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar.
Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka patur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.