Milani kinez është zhgënjim! 240 milionë, zero tituj!

Fassone, Montella, Kaliniç, Gattuso, Donnarumma, Mirabelli, Bonucci. Milani i sezonit 2017-2018 ka shumë fytyra, të cilat ballafaqohen me të ardhmen, të vetëdijshëm se e tashmja ka provuar të jetë më pak e ndritshme se sa pritej. Nuk ka pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, sigurimi i “Europa League” nuk mjafton për lavdërim, finalja e Kupës së Italisë u humb. Gjysma e gotës së qelqit është bosh.
Kuqezinjtë vërtet kanë arritur në finalen e Kupës së Italisë, ku kanë humbur nga një “goditje rrufeje” kundër Juventusit, por nuk shkëlqyen dot si favoritë për trofeun përfundimtar. Milani i sezonit 2017-2018, pas shpenzimeve të verës së kaluar prej 240 milionë eurove, duhej të kishte bërë shumë më tepër.
Tifozët janë duke pritur gjëra të mëdha. Edhe pronarët e rinj kinezë, pavarësisht se kanë një projekt afatgjatë, nuk mund të jenë të pakënaqur. Shumë larg betejës së titullit në Seria A, kuqezinjtë duhet të luajnë edhe ndaj Fiorentinës, Atalantës dhe Sampdorias, sepse nuk e kanë pushtuar ende kualifikimin kontinental.
Montella ka dështuar, Gattuso u ngjit në një mal, por duke shkuar lart e poshtë, pa momente të lumtura e të qeta. Madje, edhe Mirabelli e Fassone nuk mund të marrin lavdërime festive, duke pasur parasysh krizën e Kalinicit, pak golat e André Silva, vendimet e Bonucci dhe shpërthimin e fundit të Calhanoglu.
Javët e mbetura të Seria A do të duhet ta sjellin Milanin përsëri në Ligën e Europës, me ose pa preliminare. Një sezon “flop” mund të zbutet vetëm me konfirmimin kontinental, madje nga dera e pasme, që e pëlqejnë pak italianët.
Gattuso është duke rinovuar, por mund të humbasë një ose dy nga lojtarët e mëdhenj aktualë: Donnarumma dhe Bonucci. Duke pasur parasysh mungesën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, edhe me kupën e dytë europiane për nga rëndësia, përsëri është viti zero i Milanit kinez. Pak për të filluar, shumë për të riparuar…