Gjykata liron kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, vetëm detyrim paraqitje

Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj. Me vendimin e sotëm Fran Frrokaj do të hetohet në masën e sigurisë detyrim me paraqitje. Deri dje ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e hedhun në Shëngjin