Berisha: Rama u pagua 1.3 milionë euro për të bllokuar ekstradimin e Agron Xhafës. Janë vagabondë që sulmojnë Europën

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar nga Parlamenti përmes një postimi të një video direkte në rrjetet sociale se Rama u pagua me 1.3 milionë euro nga klani i drogës që të bllokonte ekstradimin e Agron Xhafës drejt Italisë. Berisha ka transmetuar të plotë korrespondencën mes grupeve kriminale dhe kreut të qeverisë. Berisha ka qenë mjaft i ashpër dhe kritik në deklartën në Parlament. Ai tha se nuk është fjala vetëm për Fatmir drogën, por është fjala për këta vagabond në qeveri që kanë uzurpuar karriget e qeverisjes dhe që shqiptarët duhet ti hedhin në kanal. “Janë pikërisht këta vagabond që sulmojnë deputetët e Bundestagut ku i përmendin drogën. Janë pikërisht këta që sulmojnë deputetët e Parlamentit të Hollandës sepse nuk I hapin dyert trafikut të drogës”, tha Berisha.
Në Facebook e Bashës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha u transmetua live nga brenda sallës së parlamentit.
Berisha i ka kujtuar Ramës se ai në 2016 e kishte quajtur çështjen e vëllait të Fatmir Xhafajt një histori trilluese duke thënë se babai i dy fëmijëve po akuzohej vetëm se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt, i cili drejtonte reformën në drejtësi.
“Unë Saliun e dëgjoj vetëm ditën e enjte në Kuvend se është detyrë të debatoj me opozitën, mbase është hera e parë që shkruaj për Saliun dhe është e fundit pasi ia kam lënë zotin”, shkruante Rama, ndërsa më tej shtonte: Saliu ka marrë fushatën e ndyrë të radhës për të baltosur Fatmir Xhafajn, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar, për babin e dy fëmijëve që është vëllai I atij që drejton reformën në drejtësi’, kishte shkruar Rama.

Por sot kur dënimi i Agron Xhafajt rezulton i dënuar ëedhe me vendim të formës së prerë, Berisha tha se nuk është fjala tashmë për Fatmir Xhafajn por për Edi Ramën, duke u bërë thirrje shqiptarëve për ti rrëzuar “kalbësirat” siç e quajti.
‘Këtu më poshtë keni postimin e plotë të Edvin Kristaq Drogës:
…Saliun ia kam lënë Zotit. Por sot kam vendosur që në shenjë të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xafës për të çuar para vullnetin për drejtësi, ndaj aspak rastësisht Saliu ka marrë fushatën e tij të ndyrë të radhës për të baltosur Fatmir Xhafën dhe ka ngritur histori mbi një histori të sajuar këmbë e krye
“Këmbë e krye”, thotë Edvin Droga, “një histori të sajuar. E kam të qartë se dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë ata që janë fanatikë. Ky shënim ka të bëjë me nevojën për të shprehur publikisht Fatmir Xhafaj solidaritetin qytetar duke përbuzur fushatën ndaj tij njeriu më i trembur nga reforma historike e drejtësisë’, tha në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Këtu nuk është fjala për Agron Drogën, por për Edvin Kristaq Ramën, Fatmir Xhafaj që kanë uzurpuar vendin dhe i kanë bllokuar Shqipërisë rrugine Europës, e kemi fjalën për ata njerëz që sulmojnë si bisha; ata vagabondë politikë që sulmojnë deputetë e Europës si rrugeçër, është fjala për ata te çmendur që tallen me fatin e njerëzve tuaj.
Nuk është fjala për Agron Xhafën aty, por për ata dy trafikantë banditë që kanë dalë në mbrojtje të trafiqeve dhe të trafikantëve’, tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.