Ballina Sport Shpërthen “Super Mario”: Francezë të fëlliqur!

Shpërthen “Super Mario”: Francezë të fëlliqur!

Mario Balotelli është kthyer në qendër të vëmendjes dhe përsëri arsyeja ka të bëjë me sjelljen e tij.
Pas golit të bukur të realizuar kundër Marseille të dielën në mbrëmje, ish-sulmuesi i Inter dhe Milan është kapur nga telekamerat e Canal+, teksa ka sulmuar verbalist arbitrin e ndeshjes, fajtor se e ka ndëshkuar me karton të verdhë për simulim.
“Every time, f***ing French referees, every time”, që do të thotë “Gjithmonë e njëjta gjë, arbitra francezë të fëlliqur… Gjihmonë”. Këto kanë qenë fjalët e “Super Marios”.
Akoma nuk dihet se çfarë masash do të merren kundrejt 27-vjeçarit, por është pothuajse e sigurt se ai do të skualifikohet.
40 milionë eurp. Kjo është shifra që Juventus do të derdhë në arkat e Bayern Munich për të blerë përfundimisht Douglas Costa. Një investim që duhet bërë pa u menduar dy herë, duke parë rendimentin e sulmuesit brazilian. Në moshën 27-vjeçare, ai ka rezultuar të jetë asi i vërtetë nën mëngën e Massimiliano Allegri-t.
Kështu ka qenë edhe kundër Bologna-s, një ndeshje që ka ndryshuar pas futjes së tij në fushën e lojës. Dy asiste dhe shumë duartrokitje nga populli bardhezi. Mënyra më e mirë për të festuar lidnjen e fëmijës së tij, që ishte edhe arsyeja pse ai nuk ishte titullar.
Tifozët e Juventus nuk i kanë kursyer epitetet për brazilianin, por mes tyre ka qenë edhe një mbështetës i veçantë… Mario Balotelli. “Super Mario”, në fakt, i ka thurur elozhe amerikanojugorit, duke postuar një mesazh në Instagram.
“Ne qeshim dhe tallemi, – ka shkuar sulmuesi i Nice në rrjetin social. – Por e vërteta është se Douglas Costa është shumë i fortë. Pa atë, Napoli do të ishte1 pikë larg Juventus”.

Exit mobile version