Si shpërtheu Messi ndaj arbitrit: Je një mu…, po e bën në brekë

Siç raportohet nga “Carrusel Deportivo”, Leo Messi u përball me arbitrin në pushim të klasikes së La Liga-s, Barcelona-Real Madrid, pas dëbimit me karton të kuq të Sergi Roberto, teksa ky i fundit goditi Marcelo në fytyrë, në minutën e fundit. Argjentinasi i tha kryesorit: “Je një mut, po e bën në brekë, nuk është mirë t’i bësh këto gjëra”.
Sergio Ramos, në fund të ndeshjes, shkoi në zonën e përzier të stadiumit dhe konfirmoi se sulmuesi i Barçës kaloi pothuajse një minutë kohë duke debatuar me Hernandez Hernandez, pa u kujdesur se e kishte një karton të verdhë: “Ata e kanë vënë pak nën presion arbitrin, në minutën e fundit të pjesës së parë”.
Iturralde González, specialist i arbitrazhit në “AS”, tha se ylli i Barcelonës e meritonte të dëbohej nga fusha, nëse ia ka thënë atë kryresorit: “Nuk ka rëndësi se si quhet lojtari. Nëse keni të verdhë dhe ju shfryheni kështu tek arbitri, duhet të përfundoni në dush. Kuptohet, nëse është e vërtetë se Messi e ka thënë këtë”.
Ramos: Barça ushtroi presion mbi gjyqtarin e ndeshjes
Sergio Ramos shkoi në zonën e përzier të “Camp Nou” për të analizuar ndeshjen, që Real Madridi e barazoi 2-2 kundër Barcelonës. Kapiteni i bardhë bëri inventarin e “El Cl”ssico”, teksa zbuloi se Barça ushtroi presion mbi arbitrin në tunelin e dhomave të zhveshjes. Gjithashtu, ai foli për edhe lamtumirën e Iniesta.

Bilanci i lojës: “Ne e dinim se çfarë ndeshjeje po luanim, përkundër faktit që Barcelona e kishte fituar titullin e La Liga-s, tashmë. Real Madridi ka luajtur një lojë shumë të mirë në terma të përgjithshëm. Ne jemi përpjekur për të fituar që nga minuta e parë. Morëm një pikë, por do të kishim dashur të fitonim dhe ta thyenim pamposhtmërinë e Barcelonës në këtë kampionat. Nuk ndodhi kështu, por në aspektin e përgjithshëm, për t’u përgatitur për finalen e Kievit, duhet të ndjekim këtë linjë”.
Mungesa e “fair-play”: “Luis Suarez ishte i shtrirë në tokë, por nuk mendova se duhej ta dërgoja topin jashtë fushe. Zakonisht, kur një koleg është i shtrirë në tokë dhe mendoj se ka diçka serioze, zakonisht e gjuaj topin jashtë. Gjithmonë e respektoj Barcelonën në këtë drejtim, por mendoj se në atë rast nuk ishte e nevojshme. Suarez, thjesht po donte të vononte lojën, çka e pa edhe arbitri, që nuk vërshëlleu për faull”.
Presioni i Barçës mbi arbitrin: “Po, e ka vënë nën presion, në tunel. Unë nuk e di nëse ka kamera apo jo… Ata i kanë thënë gjithçka. Kjo nuk duhet të ndodhë në futboll”.
Sezoni: “Titullin në La Liga, Barcelona nuk e ka fituar nga gjyqtarët. Ajo ka fituar me meritë dhe ne duhet ta përgëzojmë. Ne dështuam. Barcelona ishte më e balancuar në këtë kompeticion”.
Largimi i Iniesta: “Krijon një boshllëk të madh, që po largohet. Sidoqoftë, do të kemi mundësinë ta shohim sërish duke luajtur, ndoshta në Kinë”.
Luis Suárez: “Gjithkush është produkt nga babai dhe nëna e tij. Nuk jemi këtu për të edukuar askënd, kam mjaft tre fëmijët në shtëpi. Për këtë është arbitri”.