Ngushtohet laku për hetusin e Trump, Gjyqtari gati të rrëzojë hetimin e Mueller: Trego mandatin ose…

Gjyqtari T.S. Ellis i rikujton këshilltarit special se pushteti i tij nuk është i “pakufijshëm”
Këshilltari Special Robert Mueller, është mësuar të trajtohet si djali i çmuar gjatë hetimit të tij. Kjo ndryshoi ditën e premte ku një sallë gjyqi në Virginia drejtuar nga gjyqtari T.S. Ellis drejtoi një sfidë të pastër ekipit të hetimit të Mueller që po heton ish manaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafofrt me akuzën për mashtrim me taksat që datojnë që nga viti 2005.
“Nuk shoh asnjë lidhje mes kësaj padie dhe asaj që këshilltari special është i autorizuar të investigojë. Juve nuk ju intereson fort mashtrimet bankare të z. Manafort,” kështu u shpreh gjyqtari Ellis përballë Michael Dreeben, që përfaqësonte z. Meuller në gjykatë. “Ajo që juve ju intereson është çfarë z. Manafort mund të thotë në raport me ato që di për z. Trump dhe kështu ju mund ta çoni në shkarkim (impeach).”
Gjyqtari Ellis me gjasë nuk do të fitojë ndonjë çmim sa i takon diplomacisë por është tejet i prerë në fjalët e shprehura mbi problemin që po lind sa i takon çështjes të drejtuar nga Mueller. Ndonëse është emëruar për të investiguar ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe përfshirjen e supozuar të Trump me këto ndërhyrjen hetimi i z. Mueller dhe fletëthirrjet e tij po shkojnë shumë larg kësaj teme duke u marrë me çështje të tjera – kjo falë edhe mbështetjes nga FBI, në problemet që Manafort ka pasur me bizneset e tij në Ukrainë.
Ekipi i z. Manafort dëshiron që gjykata të hedhë poshtë akuzat duke qenë se ato tejkalojnë mandatin kryesor të z. Mueller. Ndërsa pyetjet e gjykatës e kanë zënë ngushtë ekipin e z. Mueller dhe hetimin e tij.

Esencialisht prokurorët e z. Mueller duhet të argumentojnë se edhe nëse ato kanë thyer rregullat e Departamentit të Drejtësisë duhet të na bindin se kjo nuk ka rëndësi, pra është brenda rregullave.
Në përgjigje të kësaj z. Dreeben, që përfaqëson ekipin e z. Mueller, u shpreh se ky hetim nuk e tejkalon mandatin e këshilltarit special Mueller, por nga ana tjetër gjyqtari dëshiron që të shohë plotësisht memon e paredaktuar të 2 gushtit 2017 nga zëvendës prokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein që tregon qartazi atë që Mueller mund të hetojë. Gjyqtari argumenton kësisoj “Ajo që nuk duam në këtë vend është se askush nuk mund të ketë pushtet të pakufijshëm. Nuk ka logjikë ajo që juve po përpiqeni të më thoni, pra se një këshilltar special ka fuqi të pakufishme dhe mund të bëjë gjithçka që do.”
Por kjo nuk do të thotë se z. Manafort do të dalë nga burgu. Sikundër edhe argumenton gjyqtari Ellis, një nga opsionet e tij do të qe transferimi i çështjes kundër z. Manafort nga këshilltari special Mueller tek prokuroria e SHBA në Virginia. Por nëse Mueller refuzon që të dorëzojë dokumentin që tregon kufijtë e hetimeve të tij atëherë nuk ka asnjë pengesë për gjygjtarin Ellis që të rrëzojë hetimin e z. Mueller karshi z. Manafort.
Çështja midis Mueller dhe Trump po shndërrohet në një çështje e ngjashme si Hatfield vs McCoy në të cilën të dy krahët donin të shkatërronin njëra tjetrën. Por nëse rezultatet e zgjedhjeve do të zhbëhen dhe jetët e njerëzve edhe mund të ndryshojnë kjo duhet të ndodhë në bazë të normave kushtetuese. Kjo është vepra më e madhe e gjyqtarit Ellis, që e bëri të qartë përpara të gjithëve.

“WSJ”