Kush është shqiptari që u kap në Zvicër me mbi 2 milionë franga heroinë

Një sasi prej 14 kg heroinë me vlerë mbi dy milionë franga është sekuestruar nga polica kantonale Thurgau në Zvicër. Në një kontroll hyrës në nëntor 2017 në kufirin në Kreuzlingen, rojet kufitare gjetën katër kilogram heroinë në makinën e një turku 42 vjeçar. Policia kantonale Thurgau arrestoi ndërlidhësin e drogës dhe siguroi drogën në emër të zyrës së prokurorit Kreuzlingen.
Hetimet intensive të policisë kantonale Thurgau në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit në Këln, çuan në arrestimin e një turku 43 vjeçar dhe një 48 vjeçari shqiptar në Gjermani. Emrat nuk publikohen për arsye të hetimeve të mëtejshme. Makina e shtetasit turk u kap në Zvicër.
Gjatë kontrollit të makinës së tij, hetuesit e policisë, gjetën në një vend të fshehur 10 kilogramë heroinë, duke e çuar gjithsej në 14 kg heroinë me cilësi të lartë.
Vlera e shitjes së heroinë në çmim me pakicë është rreth dy milionë franga. Të dy turqit janë anëtarë të një grupi ndërkombëtar të tregtisë së heroinës. Burrat janë në paraburgim.
Ndërkohë, policia italiane sekuestroi 206 kg marijuanë të fshehur në një kamion të ndaluar të dielën, e që zyrtarisht transportonte materiale të përdorura nga industria e ndërtimit.
Drejtuesi i mjetit të ardhur nga Spanja ishte një italian, Enzo Di Mauro, 48 vjeç, person i lidhur sipas hetuesve me “Ndrangheta”-n, që me shumë gjasë është organizuesja e lëvizjeve të lëndës narkotike nga shteti në fjalë, duke e bërë këtë në aleancë me shqiptarët.
“Corriere della Sera” shkruan se 50-vjeçari nga Durrësi, Eduart Mecani kishte qenë duke pritur mbërritjen e kamionit për të shkarkuar prej andej thasët me marijuanë e t’i kalonte pastaj te furgoni i tij.