Dy të penduarit në Itali për dosjen “Tahiri-Habilaj” nxjerrin emrin e Ramës dhe dy ministrave

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit, zbulohen detaje të reja për akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafik droge.
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri të antidrogës, i cili shkruan se, në Itali janë dy të penduar për dosjen “Tahiri dhe Habilaj” dhe ata kanë nxjerrë emrat e ministrave dhe të vetë Edi Ramës.
“Koka e piktorit dështak në tepsi!”, shkruan Berisha duke publikuar të plotë mesazhin e oficerit të antidrogës.
“Pershendtje doktor jam punonjes i antidroges ne policine e shtetit, dorzimi i mandatit nga Sajmir Tahiri ne marrveshje me Edi Ramen lidhet me informatat qe vijne nga Italia te cilat pohojne se jo nje por dy te penduar kane zberthyer me çdo hollesi lidhjet dhe rolin e Tahirit jo vetem me Habilajt por edhe dy banda tjera dhe aktet e tyre kriminale.
Te penduarit e drejtesise italiane kane deshmur se jo vetem Tahiri por edhe vet Rama kishte miqesi me Habilajt te cilet i paguan atij nepermjet Gaz Demit shpenzimet qeveritare ne Vlore, Llogara.
Deshmite e te penduarve implikojne thelle edhe Gjiknurin qe ka bere fushaten zgjedhore se bashku me Habilajt dhe marre miliona prej tyre.Keto deshmi tregojne se makina e cila u permbyse me Arben Ahmetaj ne Kumanove ishte e Habilajve !
Vete Rama eshte i tmerruar sepse burime qe komunikojne me Tahirin thone se ai po konsideron qe vet te marre rolin e te penduarit dhe kjo do te thote perfundimisht koka e Rames ne tepsi, me respekt …”, shkruan oficeri i antidrogës.

Habilajt, së shpejti para gjykatës në Itali
Me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, në trafik ndërkombëtar droge e armësh, autoritetet italiane vunë nën hetim personat e konsideruar si anëtarë të një bande kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit vlonjatë Moisi e Florjan Habilaj.
Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias me përgjimet 5 vjeçare ndaj këtij grupi trafikantësh, përmendet disa herë dhe emri i ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Më 31 maj 2018, personat e arrestuar nga hetimet e operacionit Rosa dei Venti, me kërkesë të prokurorit të Katanias Andrea Bonomo do të dalin para trupit gjykues të drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino.
Cilët janë personat e vënë hetim deri më tani nga Prokuroria e Katanias?
A figuron emri i ish-minstrit Tahiri në regjistrin e të hetuarve?
Këto pyetje priten të marrin përgjigje me nisjen e procesit gjyqësor, si dhe gjatë zhvillimit të seancave të tij ku do të zbardhen detajet e operacionit, përgjimet e antimafias italiane si dhe versionet e fakteve të vënë nën akuzë nga të arrestuarit.
Deri në mes të dhjetorit të vitit 2017 në regjistrin e të hetuarve për operacionin Rosa dei Venti figurojnë 15 persona; Moisi Habilaj, Angelo Busacca, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti, Antonino Riela, Maridian Sulaj, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Carmen Sandro Berolini, Enrivo Maria Giaquinta, William Patane, Massimiliano Maria Brundo, Rosario Giuliano, Antonio Greco, Giuseppe Greco, si dhe Nezar Seitaj i arrestuar nga Prokuroria shqiptare dhe i ekstraduar në Itali.
Prokuroriia e Katanias dhe Antimafia Italiane prej disa muajsh kanë përcjellë në Tiranë dosjen hetimore ndaj këtij grupi trafikantësh duke kërkuar informacione e bashkëpunim hetimor në zbardhjen e plotë të përgjegjësve të këtij trafiku të madh droge mes Shqipërisë dhe Italisë.