Tjetër reagim i fortë nga Gjermania që hesh poshtë mashtrimin e Ramës për baronin e drogës

 

Gjermania ka reaguar një ditë pasi lajmet e mediave të Ramës e konsideruan si një sukses të policisë shqiptare arrestimin e pronarit të magaziës ku u kapën 613 kg kokainë, Arbër Çekaj. Radio Deutche Wellë e sqaron duke e konsideruar aksionin si një sukses të policisë gjermane. “Policia gjermane kap baronin shqiptar të drogës në Dyseldorf”, është titulli i kësaj radio që hedh poshtë propagandën e qeverisë se ajo ka pasur rol në arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani.
Lajmi në Deutsche Welle
“Policia gjermane kap baronin shqiptar të drogës në Dyseldorf”
Media gjermane njofton për kapjen në Dyseldorf të njërit prej personave më të kërkuar aktualisht nga policia shqiptare. Baroni shqiptar i drogës iu paraqit ndërkohë gjykatës së faktit në Dyseldorf.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Visbaden baroni i drogës i shumëkërkuar nga Shqipëria është kapur në Dyseldorf. Arbër Ç. një 48 vjeçar mendohet, se është personi kryesor lidhës për transportimin e 613 kg kokaine, që u tentua të kalohej në shkurt në portin e Durrësit, por që u kap një një aksion i policisë shqiptare.
Kundër Arbër Ç. ka filluar procedura e ekstradimit. Vlera e kokainës së kapur në shkurt konsiderohej një nga më të mëdhatë në konfiskimet e policisë, deri në 4 milionë euro. Kokaina ishte fshehur nën transportin e bananeve. A.Ç duket se është marrë me transportin dhe shitjen e drogës përmes firmës së tij Arbi Garden, u tha në Tiranë. Por ai arriti të largohej pak orë se të zhvillohej aksioni policor në Durrës. Kapja e tij në Dyseldorf u krye nga policia gjermane, shkruan AFP për Gjermaninë.
Shkak për arrestimin e A.C ishte, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës një procedurë e filluar ekstradimi në prokurorinë e Hamit kundër personit që ishte në ndjekje nga policia. Të premten baroni shqiptar i drogës iu paraqit gjykatës së faktit në Dyseldorf, që ka lëshuar urdhrin për paraburgim.