Përplasja, grisen pankartat e diktatorit tek Varrezat e Dëshmorëve

Komunistët nuk i kanë kursyer asnjë “5 Maj” provokimet me foton e diktatorit Enver Hoxha tek Varrezat e Dëshmorëve, por sot situata ka degjenderuar në sherr.
Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola, komunistët nisën të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule.
Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Në një moment në foto është kapur teksa po flakin kurorën që mbështetës Hoxhës kishin vendosur në monument. Ka pasur përplasje fizike, sharje e dhunë, derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë.
Mësohet se pas shpërndarjes së turmës, policia ka shoqëruar një person.protesta 1
Në homazhet që janë zhvilluar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë shkuar me fotografitë e diktatorit dhe kanë nisur të këndojnë emrin e tij.
Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës.

perplasjanevarrezatedeshmoreve12