Ballina Editorial Drejt Europës apo drejt Stalingradit? Fshijeni 5 Majin dhe vendosni Ditën e...

Drejt Europës apo drejt Stalingradit? Fshijeni 5 Majin dhe vendosni Ditën e Europës?

Në foto; Simboli rus “Mother Rusia” në Stalingrad dhe në foton tjetër statuja e “Nënë Shqipëri” e Kristaq Ramës tek Varrezat e Dëshmorëve që ishte frymëzim dhe kopjim i diktaturës nga Bashkimi i Sovjetik.
Incidenti i sotën në Varrezat e Dëshmorëve ngre pyetjen përse duhet përkujtuar sot 5 Maji? I kujt ishte ajo datë simbol? Kush e vendosi dhe përse duhet kujtuar pikërisht sot?
Nëse Shqipëria është nisur drejt Bashkimit Europian atëhere duhet të rrëzojë këto simbole të huazuara nga regjimi diktatorial dhe të përkujtojë si ditë simbol të fitores mbi nazifashizmin pikërisht ditën Europës që është 9 Maji.
Në Europë, dita e fitores mbi nazifashizmin përkujtohet më 8 maj dhe më 9 maj. Kjo sepse, sipas kohës së Europës Qendrore, lufta ka përfunduar në ora 22 e 43 minuta të datës 8 maj. Asambleja e Kombeve të Bashkuara vendosi që fitorja mbi nazifashizmin të përkujtohet në të dy datat, 8 dhe 9 Maj.
Atëhere përse duhet ruajtur 5 Maji dhe kujt i shërben? Kjo datë nuk është as simbol i luftës as simbol i bashkimit dhe as simbol i Europës për ku ne jemi nisur.
5 Maji është vendosur si datë simbol nga ish-diktatori në kujtim të vrasjes prej tij të Qemal Stafës. Eshtë e njëta gjë sikur sot Rama të caktojë 3 Majin si ditën e rënies së Tahirit meqë ai dorëzoi mandatin e deputetit dhe pas 50 vitesh të vendosen tufa me lule në karrigen e deputetit ku ulej Tahiri!
Këto data janë simbole që lidhen me diktaturën dhe aspak me luftën ndaj nazifashizmit në Shqipëri, prandaj këto data nuk u thonë asgjë shqiptarëve përveçse ushqejnë një grup të vogël nostalgjikësh të regjimit të asaj kohe.
Nëse duhet të bëhemi si Europa duhet të respektojmë ato data që kujtojnë sot edhe europianët në nderim të luftës mbi nazifashizmin dhe kjo datë është 9 Maji, të tjerat janë simbole të diktaturës dhe diktatura mbi këto data ka skalitur edhe krimet e përbindshme ndaj shqiptarëve.
Nuk duhet harruar se janë hequr shumë fundërrina nga Varrezat e Dëshmorëve duke nisur nga kryeqelbësira e asaj kohe.

Exit mobile version