Thirrja e Berishës: Të ngrihemi në lartësinë e guximit, të flakim kalbësirën. Vendi s’ka më Gjykatë Kushtetuese

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për kolapsin në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Edi Rama ka bërë puç anti-kushtetues për të asgjesuar Gjykatën Kushtetuese.
“Asgjesimi i Gjykates Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Rames dhe narkoshtetit te tij!
Te dashur miq, Shqiperia nga dita e djeshme nuk ka me Gjykate Kushtetuese, organi pergjegjes sipas Kushtetutes se vendit per garantimin e kesaj te fundit si dhe lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare. Ky eshte nje puç i vertet antikushtetues, veper makabre kriminale e Edvin Kristaq Rames, i cili pasi u be kryegjykates dhe kryeprokuror i Shqiperise perdori vetingun per te rrezuar institucionin e fundit kushtetues qe nuk varej prej tij.
Sot ne Shqiperi, i gjithe pushteti ekzekutiv, gjyqesor dhe legjislativ, njelloj si ne ditet me te zeza te diktatures eshte ne duart e nje kryekrimineli qe nuk njeh norma, kufinj apo standarte per pushtetin e tij personal.
Perdorimi i vetingut, ne sy te mbare shqiptareve dhe botes, jo per te reformuar pushtetin gjyqesor pot per te eleminuar institucionet kushtetuese eshte nje akt makaber per vendosjen e plote te narkoshtetit ne Shqiperi.
Duke denuar me ashpersine me te madhe puçin antikushtetues te Edvin Kristaq Rame dhe klikes se tij, ftoj qytetaret te ngrihen ne lartesine e guximit te tyre dhe te flakim sa me pare kalbesiren e tij!”, shkruan Berisha.