Kllouni shfaqet prapë në kulmin e dëshpërimit!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, pas ky i fundit u shpreh se, “opozita është mërzitur që ST ka dorëzuar mandatin”. Në një portim në rrjetet sociale Paloka shkruan se, opozita dhe shumica e shqiptareve po presin që prokuroria dhe drejtësia të bëjnë gjënë e duhur dhe të dërgojnë Tahirin pas hekurave.
Megjithëse kanë kaluar disa orë, shkruan Paloka, që kur pupili i Ramës ka dorëzuar mandatin ende nuk i janë vënë hekurat. Sipas tij, Rama është kthyer në kryeprokuror dhe kryegjykatës dhe qëllimi kryesor pse e bëri këtë duke shkelur ligj dhe Kushtetutë, ishte pikërisht Tahiri.
Postimi i plotë i Palokës
Kllouni qenka shfaqur prape me surratin lyer me bojra qe e bejne, si çdo klloun, te duket i lumtur dhe kur eshte ne kulmin e deshperimit.
Sipas tij opozita qenka merzitur qe ST ka dorzuar mandatin…
Ne fakt opozita dhe shumica e shqiptareve po presin qe prokuroria dhe drejtesia te bejne gjene e duhur dhe te dergojne Tahirin pas hekurave. Kane kaluar disa ore qe kur pupili i Rames ka dorzuar mandatin por ende nuk i jane vene hekurat.
Cfare ka ndryshuar qe nga momenti kur Prokuroria e krimeve te renda kerkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama nuk e lejoi?
Ka gjetur Tahiri ndonje alibi qe e ka nxjerre te pafajshem?
Ne fakt nga ai moment vetem nje ngjarje me shume ka patur lidhur me ceshtjen; kapja e Orest Sotes me gati 900 mije euro kesh dhe patentat e skafeve te Tahirit ne makinen e tij.

Kujtojme qe ndermjet akuzave te tjera, fillimisht Zagani e me pas opozita, kishin akuzuar Tahirin se zotronte nje skaf qe gjithashtu perdorej nga Habilajt per trafik droge. Tahiri , si ne shume raste te tjera, kishte mohuar duke dale shpejt bllof. U perpoq te mohonte dhe lidhjet me Soten, po doli edhe me keq.
Qe pas kapjes se Sotes, Tahiri mbylli gojen, sigurisht i keshilluar.
Ky fakt i ri, e rendoi apo e lehtesoi poziten e Tahirit …?
Atehere pse prokuroria qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin me faktet qe zotronte, sot kur fakte te tjera kompromentuese jane shtuar, nuk vepron?
E thjeshte; se nga ajo kohe kane ndryshuar dhe disa gjera te tjera te rendesishme, Rama eshte kthyer ne kryeprokuror dhe kryegjykates dhe qellimi kryesor pse e beri kete duke shkelur ligj dhe Kushtetute, ishte pikerisht Tahiri.
Kllouni shfaqet me gojen vesh me vesh , mbase i bindur qe tani ja hodhi shqiptareve dhe te huajve me gjoja doreheqjen e Tahirit, por harron se nuk do bej gje tjeter vecse do thelloj skandalin dhe do nxije me shume veten. Ne se deri dje justifikohej duke thene qe drejtesia eshte e pavarur dhe ai nuk e urdheronte dot, tani do ju tregoj dhe nderkombetareve se opozita ka te drejte edhe per akuzen tjeter, qe Rama kapi prokurorine dhe gjykatat per te shpetuar Tahirin dhe veten. Ndryshe Tahiri duhet te shkoj pas hekurave…
Kllouni tha se opozita qenka merzitur dhe per kapjen e pronarit te bananeve … Ne fakt ne presim te kapet pronari i vertete i 600 kileve kokaine. E me qe ra fjala; ku jane 600 kilet e kokaines qe duhet te ruhen si prove…? Mos mendo se do zhduken pa u marre vesh…
E ne fund , ata qe kapen ST, qe kapen dhe Cekajn , e kane lakun gati . Megjithese po e sheh me se miri se si po ja mbledhin lakun pak nga pak deri sa mos kete me nga te luaj , kllounit nuk i mbetet gje tjeter vecse te ngerdheshet nga sikleti.
Ne, po presim… tundi kembet, se vetem sa e shtrengon lakun me shume.