Basha: Zgjidhja e vetme, largimi i Ramës. Kodi mafioz që lidh Ramën me Tahirin dhe Prokurorinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se largimi i Ramës është zgjidhja e vetme që çon para drejtësisë Tahirin. Kryetari i opozitës ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij si një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Basha tha se ka një gjuhë mafioze në komunikimin mes ramës, Tahirit dhe Rokurorisë të kapur prej tij përmes emërimit të Prokurores së përkoshme. Basha thotë se është lojë për të mbyllur dosjen e ish-ministrit të Brendshëm. “Loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit. Do të ishte lajm i mirë nëse do të pranonte të dorëzonte mandatin por ndodhi e kundërta Tahiri rezitoi. Rama i ktheu deputetët e PS-së në gjyqtarë për të mbrojtur Tahirin”, tha Basha.
Basha tha se, Tahiri vazhdon të mbrohet nga ana e Edi Ramës. ‘Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se Edi Rama është ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë, ndërsa kjo është loja që vazhdon.
“Saimir Tahiri rezistoi; Rama i ktheu deputetët në gjyqtarë.Do të ishte një lajm i mirë 6 muaj më parë, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri kërkesën për arrestimin e tij.
Por Edi Rama e mbrojti me qëllim që të fshijë të gjitha provat. E vetmja provë deri tani janë 830 mijë eurot e kapura në makinën e Orest Sotës dhe patentat e Saimir Tahirit’, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, ‘sot të gjithë e kanë të qartë pse Edi Rama nxitoi të kapte Prokurorin e Përgjithshëm. U eliminua dëshmitari kyç i bandës së Habilajve, ai që bënte pagesat, Nazer Seiti. Askush nuk është vënë para drejtësisë”, tha Basha.

Deklarata e Bashës
Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Tahirin dhe kjo është loja e të dyve bashkë për ta mbyllur dosjen.
Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrestim, Saimir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për të shkatërruar provat kyçe: për të pastruar banesën.
Pas kapjes së prokurorisë u eleminua dëshmitari kyç, i cili u ekstradua në Itali, Nazer Seiti.
Kjo dorëheqje vjen pasi e emëroi kryeprokuroren pa vetting, sot të gjithë e kanë të qartë pse Edi Rama nxitoi ta emëronte pa vetting, sepse vetëm kështu Saimir Tahiri edhe pa mandat nuk do të vihej para drejtësisë dhe të shpëtonte edhe veten e tij.
Vetëm pas këtyre akteve dhe pas presionit të drejtëërdrejtë nga Berlini, erdhi dorëheqja e Tahirit si mashtrim për Gjermaninë dhe për Europën, duke thënë që tani është në dorë të drejtësisë, por prokuroria është në dorë të Ramës.
A ka shqiptarë që e beson se Saimir Tahiri do e kanabizonte Shqipërinë pa mbështetjen e Edi Ramës?! Sigurisht që jo sepse Edi Ramës i duheshin milionat e drogës për të blerë zgjedhjet,
Çdo informacion për Tahirin zbardh implikimin e vetë Ramës.
Saimir Tahiri është një levë, një mashë që Edi Rama e përdori për të kanabizuar Shqipërinë. Hetimi do të provojë se kanabizimi vazhdon, kokaina, e cila vazhdon, Xibraka dhe Maminasi është prova e garancisë që Edi Rama u jep.
Ajo që duhet dhe i hap rrugën e drejtësisë është largimi i Edi Ramës.
Nuk ka BE me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafies. Prokuroria e kapur nuk vepron dot, Edi Rama është provuar si pengesa e vetme në BE.

bashaaaa