Zagani: Arsyeja përse partnerët janë çuar në këmbë

Ish-shefi antidrogës Dritan Zagani në një intervistë për ‘Fax News’ ka komentuar lënien e mandatit të deputetitnga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
I pyetur se çfarë komenti kishte për deklaratën e Tahirit ase më shumë drogë kishte në kohën e PD-së, Zagani tha se ky është një krahasim bajat, por pranoi se i vetmi rast kur ai ul kokën është kur Tahiri përmend Lazaratin.
“Ky është një krahasim bajat, Saimir Tahiri ma ul kokën vetëm kur përmend Lazaratin por krahasimi që bën se në kohën e PD-së ka patur më shumë drogë është bajat.
Sot dicka po lëviz, në kohën e Tahirit krimi dhe policia ishin një. Jo thjeshtë më shumë ka pasur drogë por u kthye policia në shërbim të krimit të organizuar dhe është kjo shkaku që partnerët janë çu në këmbë dhe po merren me ne”, tha ndër të tjera i Zagani për ‘Fax Neës’.
Dorëheqja e Tahirit për Zaganin ka ardhur nga presioni ndërkombëtar, pasi njerëz të nivelit të lartë në kancelaritë e Europës e kanë kërkuar.
“Është evidente dhe e kuptueshme nga të gjithë që ka kërkesa defakto për hetim pa asnjë lloj imuniteti.
Nuk kas nevojë për komente se e kanë deklaruar njerëz me pushtet në të gjithë kancelaritë. Janë dorëzuar nga presioni i ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.

Pas zhvillimeve të fundit me lënien e mandatit nga Saimir Tahiri, ka pasur reagime të shumta në Kuvend dhe jo vetëm. Një prej të cilëve që ka reaguar është dhe ish-komisari Dritan Zagani, i cili ka pasur jo pak përplasje me Saimir Tahirin në të shkuarën.
Ai tregon bisedën që ka pasur me një mik Italian, sipas të cilit politikanët shqiptarë veprojnë sipas kodit të mafias italiane. Sipas italianit gjashtë muajt e heshtjes së Saimir Tahirit është një shenjë e qartë e besnikërisë së tij ndaj kupolës së mafias.
Zagani shkruan: Nje miku im italian qe kishte degjuar per “doreheqjen” e Sajes pak minuta me pare,me telefonoi dhe me tha…!
“Keta politikanet tuaj mafioze e paskan mesuar mire “formulen” e politikes se mafias italiane.
Qe do te thote (kjo sipas mikut tim italian)..qe pas mbi 6 muajsh heshtje si prove e besnikerise ndaj kupoles, mori garancite qe ska per ti ndodhur asgje, dhe tani perpara se ta mbylle hallin del edhe si “trim” i madh para masave qe duan te jete ashtu..edhe pse e di te verteten por duan qorrazi qe ai te jete i paster.”
Pra…vazhdou miku im…ne politiken tuaj po zbathet me perpikmeri i ashtequajturi “KODI” i mafies…!
P.s…nje gje e them me bindje…dua qe kjo te jete ashtu si duket…si drejtesi e bere me ne fund…por me duhet ta them…i besoj plotesisht eksperieces se mikut tim te mire.