Tahiri dorëzon mandatin pasi mori garanci nga Rama se s’ka prokuror ta arrestojë

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri dorëzoi mandatin vetëm pasi ka marrë garanci nga Rama se nuk ka asnëj prokuror që ta arrestojë atë. Dhe gjithçka ka ndodhur pas vënies nën kontroll të plotë nga Rama të institucionit të Akuzës. Kjo është rruga që kënaq edhe Ramën sepse në këtë ëmnyrë ai mund të justifikohet tek partnerët se tani ai nuk ka përgjegjësi politike ndaj Tahirit, pasi nuk ka mandat deputeti dhe është drejtësia ajo që nuk e arreston. Në këtë mënyrë e gjithë banda është fituese. Tahiri nuk arrestohet sepse nuk e lejon Tama. Rama shpreson të marrë statusin sepse nuk e pengon më politikisht Tahiri dhe e gjithë barra e kësaj skeme kriminale bie mbi drejjtësinë e kapur dhe Prokurorinë e vendosur nën kontroll politik. Kjo është edhe arsyeja që e gjithë fjala e Tahirit është shoqëruar me laved për Ramën dhe besnikërinë q ëish-ministri i Brendshëm i ka treguar duke mos e shitur për drogën.
Sot, 6 muaj pasi vetë mazhoranca me urdhër politik nuk e dorëzoi Tahirin para drejtësisë, e mbrojti nga arrestimi dhe i dha kohë ish-ministrit të tij që të fshihte provat, Edi Rama tenton dhe mundohet që ti hedhë hi syve, jo vetëm shqiptarëve, por edhe vetë Gjermanisë.
‘Koka e Saimir Tahirit’ ka qenë çështja kryesore që ligjvënësit gjermanë i thanë Edi Ramës, por ky i fundit pasi dështoi për ti mashtruar ‘sy më sy’, duke dështuar në deklaratat e tij se ‘ia ka hequr imunitetin Saimir Tahirin’, sot ka bërë një tjetër lojë të pistë.
Në ditën që zëdhënësi i Zgjerimit të BE-së, Florian Hahn vjen në Shqipëri, Edi Rama ka nxjerrë Saimir Tahirin në Kuvend duke i thënë që të japë dorëheqjen nga mandati i deputeti, pasi nuk do të arrestohet, por do të arrijmë që të mashtrojë Gjermaninë.
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se dorëzon mandatin e deputetit.
“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo.
Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.” – ka përfunduar Tahiri.