Loja e Ramës për të shpëtuar Tahirin fundos drejtësinë dhe sjell destabilitet

Ndryshe nga sa u mundua të mashtrohej opinioni publik në orët e paradites së djeshme me daljen si hero të Tahirit duke deklaruar dorëzimin e mandatit të deputetit, e vërteta është krejt nddryshe. Eshtë një lojë e pistë e Ramës dhe Tahirit e koordinuar plotësisht mes tyre dhe për të nxjerrë të dy të pastër përpara opinionin në Shqipëri si dhe partnerëve.
Ndaj Tahiri dje nuk ishte i trembur. Ai ishte i qartë në hapat që e presin në ditët e arhshme. Skema e Ramës dhe Tahirit nisi dje me dorëzimin e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit. Veprimi u krye shumë muaj pasi Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama e bllokoi në Parlament. Atë që Rama nuk e lejoi 6 muaj më parë, Rama e bëri dje.
Po përse e bëri dje? Kjo është e qartë. Arsyeja është se Rama tani ka marrë sigurinë e plotë dhe kontrollin e plotë nga Prokuroria e kapur dhe nga Drejtësia. Asnjë prokuror nuk do të guxojë të kërkojë kokën e Tahirit, arrestimin e tij. Edhe nëse e bëjnë janë pjese të një skeme të përkohshme. Pakti Rama-Tahiri synon që ti japë kryetarfikantit të Ramës një çertifikatë virgjërie, por kjo jo me duar e tij, por me duart e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku. Dhe kjo bëhet në një kohë që janë zhdukur të gjitha provat.
Dëshmitari i vetëm i bandës, Neziraj u ekstrdua nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria. Dhe pasi janë zhdukur provat, pasi është vënë nën kontroll të plotë drejtësia atëhere ftohen shqiptartë të shikojnë shfaqjen e dorëzimit të Tahirit që ëhstë vetëm një shoë politik.
Përmes këtij show Rama kërkon të nxjerrë edhe më të fortë Tahirin, pasi marrja e një çertificate të rreme nga një institucion i kapur si drejtësia do të tundet si triumph I pafajësisë së Tahirit përballë akuzave për implikim në trafikun e drogës. Por, pikërisht fakti se kjo çertifikatë virgjërie do të jepet nga institucione të kapura nuk ka asnjë vlerë.
Në vend që të shpëtojë Ramën në prag të vendimit për hapjen e negociatave si dhe të shpëtojë Tahirin , kjo do të sjellë më shumë konfliktualitet dhe vendi mund të shkojë drejt destabilizimit sepse do të jetë prova gjenerale se Drejtësia ka vdekur dhe kjo në të njëtën kohë është edhe liçensimi i një diktature të mafies.