Raporti i BERZH: Si krimi po e kthen Shqipërinë në vendin më të varfër në rajon

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke hyre ne rezidencen qeveritare, ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Albanian Interior Minister Saimir Tahiri and Minister of Economic Development, Tourism, Trade and Entrepreneurship, Arben Ahmetaj, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.

Pengesat në ambientin e biznesit u krijojnë ndërmarrjeve shqiptare 15% humbje në të ardhurat vjetore.
Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhenë një diagnozë për ekonominë në rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.
Sipas tyre, mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.
Shqipëria e ka këtë tregues 15% dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prania e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri.
Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë që u krijojnë humbje bizneseve.
Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët.
Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë në Ballkan zbulon se vështirësitë e shkaktuara nga aktivitetet e konkurrentëve dhe sektori informal. Bizneset e vogla në veçanti e shohin korrupsionin si shumë problematik. Kufizime të tjera në ambientin e biznesit përfshijnë administrimin, vështirësitë në furnizimin me energji elektrike dhe akses të kufizuar në financa.
Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE-së, veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Këto rezultate theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit.