Dosja Tahiri-Habilaj/ Prokuroria merr në pyetje truprojën e ish-ministrit

Zhvillime të reja nga çështja “Tahiri”. Gjatë paradites së sotme Prokuroria ka marrë në pyetje truprojën e ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje për rreh tri orë truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Elvis Rexha. Krahas letër-porosive që priten të vijnë nga Italia dhe Greqia, grupi hetimor i Krimeve të Rënda ka thirrur ketë të hënë për të marrë ne pyetje një nga ish-shoqëruesit e ish-ministrit.
Për rreth tre orë, Elvis Rexha i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Dritan Prençi, ndërsa më herët në pyetje është marrë edhe shoferi i ish-ministrit.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë pyetur edhe dy efekivë të komisariatit të Vlorës si dhe disa persona, banues nga fshati Gjorm.
Pyetja e ish-truprojës mësohet se është bërë në lidhje me disa lëvizje të ish-ministrit të Brendshëm dhe disa kontakte që ai ka mbajtur me persona që janë pjesë e hetimit. Po kështu policët dhe banorët nga Vlora, janë pyetur në lidhje me rolin e organeve të rendit në goditjen e parcelave me drogë në fshatrat e këtij qarku. Krimet e renda janë drejt përfundimit të hetimeve për dosjen ndaj ish ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri është përmendur jo pak herë së fundi, për shkak se mendohet të jetë vendosur si kush arrestimi i tij nga ana e Gjermanisë, në mënyrë që të çelen negociatat në muajin qershor.
Vetë Tahiri është rikthyer dy javë më parë në Kuvend, ku krijoi jo pak zhurmë me deklaratën e tij se nuk kishte bir nën dhe bir kurve që ta ndalnin atë në gjetjen e drejtësisë.

Zgjatja e afateve të hetimit për Tahirin
Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi zgjatjen e afateve të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, organi i akuzës e ka zgjeruar rrethin e personave që po pyeten mbi çështjen në të cilën është përfshirë emri i Tahirit.
Sot, mësohet se është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më shumë se tre orë truproja i ish-ministrit të Brendshëm.
Mësohet se ai ka folur përpara prokurorit Dritan Prençi dhe është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali.
Në këto dy vende, prokuroria ka dërguar letër-porosi për të marrë informacione.
Gjithashtu janë pyetur këtë të hënë në Prokurori edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, ku ka origjinën i arrestuari Nezar Seiti, i ekstraduar në Itali, pasi konsiderohet një nga njerëzit kryesore të klanit Habilaj që trafikonte drogë nga Shqipëria.
Mësohet se gjithashtu edhe të afërm të Seitit janë marrë në pyetje.
Më 12 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati për herë të dytë hetimet edhe me tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri” për shkak të nevojës për veprime shtesë.
Ish-ministri i Brendshëm po hetohet për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku të akuzuarit janë arrestuar në Itali. Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.