Basha: Pse nuk i jam përgjigjur sulmeve personale ndaj meje

Kryetari i PD, Basha ka shpjeguar në fjalën në Kuvend një detaj se përse ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet me të njëjtën monedhë sulmeve personale në drejtim të tij që vijnë nga kritikë Brenda partisë.
“Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit”.
Une sot dua serish nga ky Kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe.
Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Çurçill, sepse në luftë vritesh vetëm njëherë” por kjo s’me ka trembur as stepur, sepse kurrë nuk e kam parë dhe as nuk do ta shoh politiken dhe as detyren e kryetarit si nje karrike privilegji.
Une i kam hyre politikës, dhe jam sot ketu para jush, me vullnetin dhe deshiren e madhe për ti shërbyer vendit dhe njerëzve – dhe i lutem Zotit te me udheheqe ne rrugen e drejte, per te bere me te miren per vendin dhe popullin tim dhe per partine tone, Partine Demokratike te Shqipërise.
Sikundër e di se të gjithë ne jemi me këtu së bashku në këtë parti sepse besojmë tek aspirata jonë, ta bëjme Shqipërinë si gjithë Europa!
Ne vijmë këtu me vetëdijen krenare se Partia Demokratike ka vulën e saj në arritjet më të mëdha të këtij vendi,nga anëtarsimi ne NATO, heqja e vizave dhe lëvizja e lirë, tek ndërtimi i infrasruktures dhe zhvillimi ekonomik.
Por jemi po kështu këtu më të ndërgjegjshëm se kurrë për barrën e rëndë që e sotmja dhe e nesërmja ka ngarkuar mbi shpatullat tona”, tha Basha.