Ballina Kryesore Basha: Dora ime e shtrirë për kritikët për bashkim: Orë kritike, përballë...

Basha: Dora ime e shtrirë për kritikët për bashkim: Orë kritike, përballë një qeveri kriminale

Kryetari i PD Basha u ka bërë thirrje kritikëve të tij që të bashkohen për të bërë më të mirën për vendin. Basha tha se dora e tij është e shtrirë dhe do të mbetet e tillë për këdo që synon bashkimin jo për pazare, por për vendin. Basha tha se ka pranuar he pranon gabimet që ka bërë duke shtuar se ato janë bërë të kushtëzuara nga një sërë faktorësh si koha. Basha tha se është munduar të bëjë më të mirën për vendin. Ai u shpreh se nuk u është përgjigjur sulmeve personale nga karrigia e Kryetarit për shkak se ka menduar se do të jetë më mirë të kontriubojë për bashkimin. Basha tha se sot vendi ka një qeveri kriminale.
“Kemi një qeveri që ka zhdukur konkurencën e lirë, ka plaçkitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka mbushur vendin me drogë, ka shkretuar Shqipërinë, ka kaluar pushtetin në duart e bandave, ka braktisur vendin me reformën territoriale që vetëm qytetarëve nuk i shërben. Ne i dimë të gjitha këto, ne duhet të themi se ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm të shpëtojmë vendin”, tha kreu demokrat.
Në vijim ai shtoi “le të lemë pas humbjen dhe të shohim njëri-tjetrin në sy duke thënë: kurrë më, plot besim tek vetja dhe vizioni që ndajmë te njëri-tjetri, sot gjithë Shqipëria pret nga ne, miqtë tanë presin nga ne”.
“I kam parë shqiptarët edhe me mosbesimin ndaj politikës, por edhe me mosbesimin ndaj nesh. Njerëzit presin nga ne përgjigje, cili është vizioni ynë, çfarë do të bëjmë ne për njerëzit, ndaj ne duhet të flasim hapur dhe t’ia themi njerëzve në sy, jo vetëm demokratëve.

Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time, por gjithçka e kam bërë për njerëzit. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia, por ishin të diktuara nga rrethanat që u krijuan.
Përvoja është një mësuese e dashur, duke mësuar nga gabimet do të fuqizojmë partinë tonë dhe do e kthejmë në një parti fituese.
Gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale, duke u treguar më i matur. Sot nga ky Kuvend i madh i shtroj dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë, dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare”, tha Basha.
Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës është kriminale.
“Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim. Saimir Tahiri është në parlament. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës.
Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes konçesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri, Veliaj, Dako i bandave të Durrësit, Qazim Sejdini me bandat e tij të heroines. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë”, tha Basha.
Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se opozita nuk ia kishte dalë dot në zgjedhjet e shkuara për të larguar sipas trafikantët e drogës nga zgjedhjet. Basha tha se ekonomia është në katastrofë.
“Shoqëria është e shpartalluar dhe e pa shpresë. Ekonomia është në katastrofë dhe se politika i ka braktisur njerëzit.
Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ajo që na bashkon sot është shqetësimi i thellë për kaosin ekonomik, depresionin shoqëror për udhëkryeqin ku ndodhet vendi.
Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat, ka rrënuar shëndetësinë, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkun.
Kjo qeveria ka braktisur vendin dhe sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.

Exit mobile version