Neymar fjalë të mëdha për Andres Iniesta

Lamtumira nga Barcelona në fund të këtij sezoni, e zyrtarizuar dje nga vetë Andres Iniesta, nuk ka lënë askënd indiferent. Mijëra mesazhe lamtumire dhe vlerësimi janë derdhur në rrjetet sociale, që kur “Fuentealbilla” njoftoi të premten largimin e tij nga “Camp Nou”. Mesazhe anonime, por edhe shumë të tjerë nga shokët e ekipit, rivalët dhe sportistët e të gjitha disiplinave, në përgjithësi.
Një nga statuset më të ndjeshme vjen nga Brazili, ku Neymar Jr po përfundon riaftësimin e tij, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për “metatarsal” i pestë të këmbës së djathtë. “Maestro, jam i nderuar që kam kaluar një pjesë të karrierës me ty te Barcelona. Më parë ju kisha admiruar nga larg. Pasi kam ardhur afër teje unë u dashurova me futbollin tënd dhe më shumë e personin që jeni jashtë fushës së blertë…
Unë gjithmonë do t’u them miqve të mi, fëmijëve dhe familjes se kam pasur kënaqësinë të festoj golat dhe trofetë në një skuadër me ty.
Barcelona ju falënderon, ju falënderojnë edhe të gjithë ata që e dashurojnë futbollin. Ju falënderoj edhe unë për gjithçka që keni bërë! Shumë fat në jetën tuaj, gjithmonë. Përqafime CAPI!”, shkruan në Instagramin e tij sulmuesi brazilian, duke pasur vlerësime të larta për ish-shokun e skuadrës në Katalonjë.