Ballina Editorial Përse “Pylli Orbital” në Tiranë është gabim!

Përse “Pylli Orbital” në Tiranë është gabim!

Nga Besnik Aliaj

Te mbjellesh peme pa njohurite duhura nuk do te thote se ke permiresuar jetesen dhe mjedisin!
Ky shkrim fokusohet ne disa ide te PPV Planit te Pergjithshem Vendor te Bashkise Tirane, plan i cili ka ngjallur debate ne lidhje me traNsparencen publike ne procesin e hartimit, dhe sidomos per prezantimin e konceptit te debatueshem te “PYLLIT ORBITAL”, qe eshte importuar nga pervoja e planit te Milanos ne Itali. Ne fakt kjo ide e kritikuar dhe kontestuar gjeresisht ne Itali, eshte perqafuar pa kushte politikisht ne Tirane. Nderkohe sot Tirana po perballet me densifikim, ndotje te ajrit, dhe humbje te hapesires publike, propozimi ne fjale ka gjeneruar diskutime ne se kjo eshte menyra e duhur per te adresuar problemet mjedisore ne rritje. Drejtuesit e Bashkise Tirane sot i shesh cdo dite ne tv me lopate ne dore, duke pretenduar rritjen e cilesise se jeteses, dhe duke inkurajuar mbjelljen e mijra dhe miliona pemeve sipas tyre. Dhe te mbjellesh peme ne plan te pare duket dicka mjaft interesante, pse jo edhe bindese! Por ceshtja eshte si, ku dhe cfare mbjell? Ne fakt ne se ‘mbjellja e pemeve’ eshte vecse nje akt pozitiv publik dhe politik, ajo nuk mjafton kurresesi per te zgjidhur problemet mjedisore, ekologjike dhe pejsazhistike. Ne te kundert masa si ‘pylli orbital” mund te jene krejt te gabuara, po t’i referohemi shkences dhe pervojave e teknikave te tjera pozitive ne bote, te cilat garantojne sisteme qe auto-funksionojne perms “zinxhirave ekologjike dhe natyrore”.

C’mitizimi i Planit te Gjelbert te Milanos Itali!
“Plani i Koordinimit Territorial per Rajonin e Milanos” – sipas Universitetit Politeknik te Milanos – u hartua ne vitet 2005-2008 dhe u rishikua ne vitin 2011. Qellimi i ketij plani ishte per te koordinuar ne nje vizion te vetem zhvillimin rajonal, me iniciativat vendore planifikuese dhe me institucionet qe operojne e marrin vendime ne rajonin e Milanos (plane te nivelit me te ulet, plane zonash te caktuara, plane vendore/bashkiake, dhe nderveprimin e panderprere midis tyre, etj). Nisma synonte te mbante hapur nje debat publik permes takimeve tematike qe identifikonin instrumenta dhe orientime per te promovuar rritjen ekonomike permes qendrueshmerise mjedisore. Vemendje e vecante i kushtohej: i) impaktit te nderhyrjeve te parashikuara ne sistemin e transportit, pejsazhit dhe mjedisit; ii) monitorimit te problemeve mjedisore qe gjeneroheshin ne zbatim te skenareve infrastrukturore; iii) rregullimin e marrdhenieve me polet e zhvillimit dhe hub-et e nderlidhjes mbi nivelin bashkiak. iv) strategjite per kufizimin e konsumit te tokes; v) dhe monitorimit te zonave bujqesore e natyrore.

E pare ne kete perspektive, thote Ana Cestari tek thevision.com, … ka një problem thelbesor në “Planin e Qeverisjes së Territorit të Milano-s” (Piano di Governo del Territorio di Milano) qe eshte pjese e vizionit te mesiperm. Projekti për “Parkun Orbital” qe eshte prezantuar ne kete plan, parashikon faktikisht bashkimin e rripit/fashes se gjelbërt të parqeve rreth Milano-s, si per shembull: Parkun Bujqësor (Parco Agricolo), parkun në Veri (Parco Nord), parkun “Lambro”, parqet e “Forlanini Trenno-s”, e të tjerë; me objektivin për të formuar një hapësirë unike, e cila sipas planit synon te bëhet nje lloj “super-parku urban” me përmasat më të mëdha në botë … Mirepo asnjehere nuk duhet harruar se këto parqe kanë karakteristika biologjike dhe ekologjike shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe bashkimi i tyre teorik ne plan, ne praktike nuk funksionon Kjo i ben keto parqe veshtiresisht, ne mos te pamundura, per t’u trajtuar me te njejten metodologji dhe strategji. Akoma me veshtire per keto parqe behet mundesia qe ato te jene te bashkuara, e per me teper ne nje unitet te vetem … Pra, ideja dhe pretendimi per t’i projektuar ato në të njëjtën mënyrë dhe me te njejtat instrumenta, me e pakta eshte jo-realiste, per te mos thene e gabuar.
Përtej ketij konstatimi te pare dhe te pergjithshem, analiza kritike e ketij vizioni zhvillimi nga eskperte te tjere ne Itali vijon duke marrë në konsideratë pikepyetjen themelore se … Cilat do te jenë për qytetin kostot dhe pasojat e realizimit ne praktike të idese se “Parkut Orbital”? Duke ju referuar analizave dhe kërkimeve të Vittorio Ingegnoli-t, profesor i departamentit te shkencave dhe politikave mjedisore pranë Universiteti Shtetëror të Milano-s, ai nenvizon qe: … ne se realizohet ky projekt, Milano do të goditet nga fenomeni i njohur me emrin “ishulli i nxehtesise urbane” (UHI, Urban Heat Island). Sipas pershkrimit shkencor te ketij fenomeni, qyteti ne teresi dhe sidomos pjesa e ndertuar e ajo qendrore, ka faktikisht në brendësi të tij një temperaturë më të lartë se sa zonat e gjelbërta/bujqësore dhe rurale te periferise, ku regjistrohen temperatura më të ulëta prej te pakten + 5 grade celsius me shume.

Ne keto kushte (referuar edhe ligjit te dyte te termodinamikes), lëvizja e ajrit te ngrohte/ndotur ne qytet, zakonisht inkurajon ngjitjen e ajrit lart-vertikalisht ne qender te qytetit (ku siperfaqja e betonuar eshte e madhe) dhe pastaj gradualisht vijon me zhvendosjen drejt zonave periferike, ku temperaturat jane me te uleta/fresketa. Kjo vorbull vertikalle e krijuar prej ajrit te nxehte, dhe zhvendosja e saj drejt periferise, i le hapesire te lire ajrit me te fresket/paster/filtruar te periferise qe gjithashtu te zhvendoset nga zonat e gjelberta natyrore drejt boshllekut te krijuar ne zonat e banuara/ndertuara dhe qender (shiko ilustrimet). Ky cikel qarkullimi ajri ku diferencat graduale te temperaturave jane esenciale, krijon nje ventilim natyral mjaft jetik per kualitetin e jeteses ne qendrat e banuara, dhe sidomos per filtrimin e pastrimin e ajrit ne qytet nga ndotjet. Ne kete rast periferia e gjelbert funksionon realisht si mushkri e qendrave te banuara. Nderkohe qe sa me shume rritet ne permase nje qender e banuar (qytetet mbi gjysem milion banore) aq me kompleks dhe i veshtire behet ky cikel.
Por transformimi i propozuar i rrethinave të qytetit ne kufirin e tyre me zonat bujqesore/natyrale, nga nje fashë graduale e kalimit rur-urbane dhe anasjelltas, në nje “park orbital” ne formen e nje “perdeje te pyllezuar” (shiko imazhet planit edhe ne Tirane), do të rriste ndjeshem edhe me tej diferencat e temperaturave ndermjet zones se ndertuar dhe qendres së qytetit kundrejt zonave bujqësore/natyrore dhe rurale. Për pasojë do të rritej volumi i transportit te ajrit që mbledh gjithe pluhurat/ndotjet ne ajer jo vetem ne zonat urbane por edhe ato peri-urbane, duke i depozituar ato se bashku dhe perfundimisht jo me ne zonen e gjelbert te periferise, por pikerisht në qendër të qytetit! Kjo ndodh thjesht sepse perdja e “pyllit orbital” e ul papritur temperaturen edhe (disa grade) me poshte se periferia rurale duke i sedimentuar rrymat e ftohta te ajrit dhe rrjedhimisht edhe ndotjet/pluhurat pikerisht atje ku nuk duhet: ne zonen urbane dhe ne qender te qytetit.
Prandaj, për të evituar efektin UHI (“ishulli i nxehtesise urbane”), struktura e stofit urban te qytetit duhet çarë (ne drejtimin periferi-qender-periferi) nëpërmjet krijimit të “pykave/fashave të gjelberta” (ose “stepping stones”), sic njihen teknikisht ne gjuhen e shkencave te pejzazhistikes dhe te mjedisit strukturat/siperfaqet lienare urbane te gjelberuara nga qendra drejt periferise ose anasjelltas.

Kjo eshte nje praktike jo e panjohur dhe jo pa sukses, madje edhe per vete planifikimin urban ne Shqiperi (shiko: Plani urbanistik i Tiranes, ISPU 1985-89). “Pykat Urbane” depërtojnë në kete menyre gradualisht ne indin e ndertuar urban duke e thyer monotonine territoritoriale te siperfaqeve te ndertuara dhe betonizuara te qytetit, me arterie jetesore te natyres, dhe duke garantura per me teper ventilim natyror me te mire, pastrim sistematik ajri, dhe mikro-klime me te balancuar. Ne kritiken e eksperteve italiane ndaj planit te Milanos nenvizohet se … dokumenti strategjik i Rajonit i Lombardisë “Rrjeti ekologjik rajonal dhe programimi territorial i njesive vendore” (Rete Ecologica Regionale e Programmazione Territoriale degli Enti Locali, aprovuar me Vendimin nr. 8/8515 të dates 26 janar 2008, paragrafin 1.3, i bashkelidhur me dokumentin ne fjale), e përshkruan rrjetin ekologjik si një rrjet të përbërë nga nyje dhe korridore; më saktë, nga linja lidhëse qe mund të jenë të përbëra nga fasha pyjore të vazhduara, ose nga njesi habitatesh të vazhduara qe krijojne efektin ‘pykave te gjelbera’ ose ‘stepping stones’. Keto te fundit kanë funksion lidhës dhe/ose shpërndarës të përbërësve natyrale ne mjedis. Ato i sherbejne ruajtjes së klimes dhe ambjentit pa nderhyrje te sforcuara apo deformime nga jashte.
Atëherë, shtrohet me te drejte pyetja tjeter: … Si ka mundesi qe “DPCM – Dokumenti i Planit të Qytetit të Milano-s” (Documento di Piano della città di Milano, në veçanti Dokumenti nr.4 bashkelidhur “Mbi Vizionin Strategjik”) përmban lapsuse shkencore dhe konceptuale kaq të mëdha per shkencat e territorit dhe mjedisit, duke filluar qe nga parashikimi i unazës së gjelbert (i ashtuquajtuari “parku orbital”) rreth qytetit, e deri tek mungesa e zbatimit te masave dhe instrumenteve si “pykat e gjelberta” (“stepping stones”)? …

Me tej shtrohet pyetja tjeter: Cila eshte arsyeja qe teknikat e prezantimit grafik te planit, theksojne qellimisht me ngjyre me te erret gjelbërimin ekzistues? Sepse falë teknikave edhe pervojave e teknikave te meparshme grafike te planifikimit, tashmë të konsoliduara edhe në disa kryeqytete europiane (psh: koncepti “Green Belt” në Londër, apo “Finger Plan” ne Kopenhagen) keto zona mundet te evidentohen lehtësisht ne plan pa patur nevojen e theksimit me karakter “manipulimi viziv/grafik”. Keto teknika gjithsesi jane siperfaqesore ne leter dhe me synimin e vetem te arritjes se efekteve grafike populiste permes ngjyres se theksuar ‘te gjelber’ … Ne fakt ajo qe sot ka rendesi ne te vertete per interesin publik dhe qytetaret, nuk eshte spekulimi populist me ‘ngjyren jeshile’ ne plan, se sa kualiteti i vertete i realitetit te gjelbert ne terren, dhe asaj cfare ndosh realisht me cilesine e jetes dhe mjedisin ne teresi.

Pra lind pyetja:
A mos eshte gabim “Tirana 2030” me idene e “Pyllit Orbital”?
Arkitekti dhe urbanisti italian Stefano Boeri ka parashikuar nje zhvillim te ngjajshem me konceptet e Planit te Territorit te Milanos edhe për rastin e “PPV, Plani i Pergjithshem Vendor” per zhillimin e Bashkise e Tiranë, 2016. Por ne se ne Milano pati mjaft kontestime, filter dhe kritika; ne Tirane gjerat u menaxhuan me shpejtesi dhe fare pa transparence. Keshtu PPV Tirane parashikon, si dhe ne Milano, realizimin e një ‘sistemi pyjor orbital’ dhe të vazhduar perreth metropolit, duke përfshirë parqe dhe oaze natyrale të (pa)mbrojtura. Radiocentrizmi (sistemi “radial-unazor”) tipik i Tiranes synohet të thyhet nga boulevardi kryesor, i ngjajshem me akset qe ne Itali quhet “viale” (per koincidence ky aks eshte mobiluar me pemë te mbjella sipas “PRR, Planit Rregullues Tirane” të vitit 1925 udhehequr nga arkitekti italian Armando Brasini). Por ne rastin e “pyllit orbital” te Tirana 2030, problemi është endemik, sepse ndersa ne raportin e planit flitet dhe predikohet gjithmone ne emer te parimeve mjedisore dhe çështjeve të shëndetit pejzazhistik/natyror, de facto ne materialet grafike te planit gjithmone konkludohet dhe rekomandohen masa qe kane te bejne vetëm me zhvillimin e aseteve urbanistike/ndertimore te qytetit!

Ky mentalitet planifikues dhe projektues, qe i referohet ne menyre sistematike plani ‘Tirana 2030’, per fat te keq, ka te beje me shume me modele dhe mentalitete mjaft te vjetra te ‘urbanistikes’ klasike italiane dhe mesdhetare. Dhe kjo ndodh ne nje kohe kur ‘planifikimi’ bashkekohor europian nuk bazohet me thjesht tek instrumentat hapesinore-estetike; dhe per me teper nuk i konsideron me ceshtje si: ndertimet, kullat, ansamblet e banimit apo zonat urbane ne teresi, si te vetmet asete zhvillimi dhe mireqenie vendore! Ne te kundert, kater shkollat kryesore te shkences bashkekohore te planifikimit urban europian tashme kane evoluar ne ate pike sa qe e konsiderojne si pikenisje por edhe si pike fundore auto-qendrueshmerine e zhvillimit te teresise territoriale dhe mjedisore. Vetem ky unitet territorial i cili ndervepron dhe ploteson cilesite me te mira midis njesive te ndryshme ekologjiko-territoriale ne menyre sa me organike e natyrore, na garanton cilesi dhe mjedis urban te jetueshem dhe afatgjate. Kjo logjike tashme ne Tirane eshte nderprere brutalisht pikerisht per shkak te idese se ‘pyllit orbital’ si nje maske e zhvillimit te ndertimor si qellim/justifikim ne vetvete.
Sot teoricienet bashkokohore me te shquar te arkitektures dhe qytetit ne bote bejne autokritike per qendrimet e pamoralshme profesionale qe kane patur ndaj qytetit te cilat cuan ne recension ekonomik, social dhe politik. Madje arkitekte si Rem Koolhas (Holande) jo rastesisht theksojne tani me force se tashme si “vendbanim” duhet te konsiderojme teresine rur-urbane te nje territori, premes shendetit te tij mjedisor dhe pejzazhistik. Qyteti sipas Koohlas … nuk do kishte kuptim dhe as te ardhme pa zonen ruralo-bujqesore, dhe pa nderveprimin organik te qendres me periferine natyrore e pejsazhin ne teresi. Roli i tyre madje eshte jo vetem i pa-zevendesueshem por edhe percaktues per te ardhmen e jetueshme te komuniteteve urbane. Dhe per kete tashme na duhet nje model i ri jetese – thote Koolhas – refereuar me te mires prej asaj qe kemi mesuar nga e kaluara: rikthimi tek natyra dhe rregullat e auto-suficenses se saj. Ajo qe ben pastaj dallimin per nje planifikues dhe administrator publik eshte prezenca e trasheguar dhe mbrotja me cdo kusht ketyre cilesive natyrore ne stofin urban, dhe jo e kunderta. Prandaj mbrojtja e natyres dhe gjelberimit ne brendesi te zonave te ndertuara/urbane, eshte ajo qe publiku eshte i interesuar, sesa perdorimi i nje alibie grafike “me ngjyre jeshile” per te justifikuar pastaj densifikimin dhe vertikalizimin me tej te qytetit, duke rritur keshtu rrezikshem shanset per nderprerjen e cikleve natyrore te spjeguara me siper. Kjo situate vetem sa na con drejt krijimit te fenomeneve te “ishujve te nxehtesise urbane” ne qytet, te cilat ne rastin e Tiranes e kane transformuar kryqytetin e Tiranes ne tre dekada e fundit nga nje “oaz te gjelbert” ne nje “hot-spot termik dhe mjedisor”. Rasti i rikonstruksionit te sheshit Skenderbej eshte nje prove me shume per kete, mjaft te maten ne menyre te pavarur temperaturat dhe ndotjet ne kete zone!

Duke patur parasysh fokusin dhe trashegimine e theksuar te “grafikes estetike” dhe “imazhit arkitektonik” ne urbanistiken tradicionale mesdhetare, shume eksperte te planifikimit dhe zhvillimit te qytetit bashkekohor ne kete rajon vijojne te bejne gabimin e mos-konsiderimit, dhe mos-leximit te pejzazhit si një “sistem territorial në lëvizje të vazhdueshme”. Me sa duket politike-beresit dhe vendim-marresit e “Tirana 2030” kane qene te interesuar me shume per gjelberimin si nje ‘akt’ i paster politik dhe me interes elektoral, duke nxjerre (për)fitime ne publik nga akti i “mbjelljes se pemëve”. Por sikur te mos të mjaftonte kjo gje qe eshte tipike per politiken, teorite e planifikimit te qytetit bashkekohor u perkeqesuan ne Milano edhe nga nonsensi ekologjik i “pyllit vertikal” , dhe qe po tentohet te kopjohet akoma me keq tashme ne Tirane. Ky i fundit do te ishte nje koncept i mirepritur vetem ne kushtet kur ai vjen si nje instrument/mase e imponuar, dhe pasi jane konsumuar me pare dhe ne menyre strategjike te gjitha masat e tjera parandaluese-kuruese te gjelbera dhe mjedisore, por jo te paraqitet me buje si formula e arte dhe e vetme e “zgjidhjes”. “Pylli orbital” si ne rastin e Tiranes dhe te Milanos e perkeqeson akoma me tej situaten pasi tashme po tentohet te krijohet alibia e vendosjes se pemëve në rrathë, duke shpresuar që pas njëzetë vitesh ato do të formojnë “dhoma urbane dhe hapesira territoriale te mbushura me volume te densifikuara ndertimore dhe te rrethuara me pemë”, thjesht sepse pretendojme te kurojme ne menyre egoiste sensin tonë estetik ne territor, por kurresesi nuk targetojme zgjidhjen e problemeve strategjike dhe ekzistenciale te qytetit.
Nga ana tjeter barriera termike qe “Pylli Orbital” krijon perreth qytetit i merr frymen perfundimisht indit tashme te deformuar uban te Tiranes per shkak te efekteve urbicid te urbanizimit radikal ne te. Per fat te keq kjo e gjitha ndodh ne emer te ‘delirit’ profesional dhe politik te ndertimit te nje “muri orbital” pemesh, te cilat vetem sa nderpresin “si me thike” marrdheniet e veshtira te periferive te sotme natyrore (dhe për më tepër me diell), me zonat urbane te ndertuara. Ky mur termik edhe pse i “gjelbert” i heq ne menyre te dhunshme shansin asetit me te cmuar natyror metropolitan te nentokes, ne menyre qe ai te zhvillohet dhe te marre fryme permes pemeve/gjelberimit ne interes te cilesise se jetes se zonave te ndertuara/banuara.

Gjelberimi ne teresi dhe pemet tek “Tirana 2030” behen arbitrarisht atribut i periferise, ndersa qendra betonohet/densifikohet me tej cdo dite e me shume ne emer te eficences se investimit te interesave te private (aspak publike) financiare. Kjo logjike zbatohet ne menyren me irracionale te mundshme si nga ‘star-arkitektet’ e huaj edhe nga teknicione lokale te cilat nuk kane interes dhe kohe e as vullnet te njohin kushtet klimatiko-sociale-mjedisore vendore, pale me te njohin speciet autoktone ne territor. Kjo katastrofe ne ekspertizen e politizuar te bashkise, i ben investimet e “gjelberta” te deshtojne brenda pak koheve. Rasti i mbjelljes se palmave ne autostraden Tirane-Durres, te cilat u thane pa kaluar nje vit, apo mbjellja e pishave qe nuk jane aspak te pershtatshme per autostrodat per shkak te ndotjes (halat-rreshira) qe shkaktojne, jo vetem qe kane deshmuar mosnjohjen e habitatit natyral per keto specie, por jane shoqeruar me fatura te larta financiare te penevojshme, ne nje bashki me burime te kufizuara financiare. Imagjino se cfare mund te ndodhe me “pyllin orbital”.
Per fat te keq politikanet e dites qe rendin me lopate ne dore, per inkurajuar kulturen mjedisore permes aktit te “mbjelljes e pemeve”, shpesh nuk e kane fare as idene dhe as njohurine se ne çfarë lartësie apo klime mbijetojne specie te caktuara, si psh: palma, pisha apo ahu, etj. Por edhe nese e dine, interesat elektorale dhe tenderuese e bejne më të lehtë me sa duket per ta qe të bëjnë sikur nuk shohin, duke e lënë qytetin të flase me vete për veten dhe për atë që do qe të duket! Profesori milanez Vittorio Ingegnoli shprehet se: … duke patur parasysh traditen estetike dhe fizike te urbanistikes mesdhetare, duke degjuar teorite e “pyjeve orbitale dhe vertikale”, për një moment te krijohet ideja se me ne fund ka filluar te kuptohet dhe lexohet pejzazhi si një sistem në lëvizje të vazhdueshme …, por me sa duket jo, sepse interesat politike dhe kontraktuale bejne qe edhe nga pemët mund të nxirret (për)fitim individual ose grupi, por kurresesi perfitim publik!
Sot nje eskpert planifikues dhe pejzazhist i ndershem, dhe qe nuk eshte vegel interesash i askujt, por qendron vetem kampion i interesit publik si dhe betimit profesional, duhet të dijë mire se forma dhe natyra e territorit ka një kuptim ekologjik qe shkon përtej imazhit arkitektonik dhe PR-it politik te kohes. Madje ne loje hyjne variabla te tjere si: sasitë në lloje te pemeve/specieve te mbjella; tipologjite e pemëve/pyjeve, si dhe shpërndarja e tyre; te cilat janë themelore për vete shëndetin e pejzazhit dhe për pasojë, edhe për shëndetin komunitar ne qendrat e banuara.

Sot kemi mjaft shembuj te cilat kane sukses ne drejtime te caktuara, por qe ne mjaft raste deshtojne qofte dhe pjeserisht ne ceshtje esenciale te qendrueshmerise pejzashitike dhe mjedisore. Per shembull studioja holandeze “Inside Outside” eshte e famshme per projektin “Biblioteka e Pemëve” në Porta Nuova Milano. Por edhe ne kete rast mjaft interesant dhe edukativ, ekpertet e projektimit te qytetit ndjekin vetëm funksionet sociale dhe estetike, në kurriz të atyre ekologjike. Projekti ne fjale nuk deshmon ndjeshmeri per shembull per reduktimin i stresit ambjental, purifikimin e ajrit apo per pozicionimin e pemëve ne zone, etj. Argumentet pro qe perdoren, si: thyerja e “ishullit te nxehtësisë” dhe ringjallja i “rrjetit ekologjik” ne zone nuk merren nga autoret nderkohe në konsideratë.
Nderkohe arkitekti tjeter italian Vittorio Ingegnoli kishte propozuar në fazën e garës për konkursin e “City Life” po ne Milano, përdorimin e metodës së pykave te gjelberta “stepping stones”. Sipas propozimit të tij, kjo zgjidhje do të parandalonte grumbullimin e pluhurave të imët në qendrën e qytetit duke mundësuar kështu që rrjeti ekologjik kryesor të rigjallerohej, duke e lidhur qendrën e qytetit me parqet/pyjet më të afërta me Milanos (Rajoni Biaggio Cusago, deri në Ticiono). Por për shkak të pasigurisë politike, tipike ne vende si Italia dhe Shqiperia, shumë projektues dhe administratore vendore të zotë dhe njohes te kesaj ekspertize ne kete fushe jane larguar ose zevendësuar padrejtësisht nga administratat lokale dhe nga konkurset lokale/nderkombetare, duke çuar keshtu ne situata klasike mosnjohje, ose ne njohje siperfaqesore, ose degradim te aftësive projektuese ne kontekstet perkatese vendore. Tipik eshte edhe rasti i konkursit ndërkombëtar “City Life” ne Milano apo “Hyrja e Parkut” ne Tirane, te cilet edhe pse u bllokuan ose riorganzuan, u fituan nga arkitete dhe urbaniste te katapultuar me njohje te vaket te kontekstit lokal, njesoj si rasti i Gustafson Porter ne Milano, i cili zgjodhi realizimin e nje “parku tradicional” ne vend të një “parku ekologjik” duke humbur shansin per te impaktuar modelin e jeteses ne qytet.

Disa Konkluzione per Tiranen …
Lidhja midis shendetit të pejzazhit dhe atij njerezor (shendetit publik) është shumë e ngushtë. Asgje nuk mund te justifikoje nënvleftësimin e tyre per shkak te presionit te dites dhe problemeve që mund të dalin prej aty. Natyrisht raporti midis patologjive të njeriut dhe shëndetit të pejzazhit është zakonisht i lidhur edhe me diskutimin delikat mbi ndotjen mjedisore. Por ne teresine e raporteve te problematikes se perbashket te ndotjes mjedisore me ato te pejzazhit, ato qe i përkasin ndotjes realisht përbëjnë vetëm një pjesë fare të vogël, ndersa pejzazhi merr nje rendesi te dores se pare. Nderkohe qe ekzistojnë dhe janë të prekshme sot edhe ato qe njihen si “patologjitë strukturale dhe funksionale”, te cilat i përkasin transformimeve radikale ne kohe te shkurter, emergjenecave apo edhe katastrofave. Në fushën e transformimeve radikale, hyn edhe ajo e planifikimit të imponuar për rajonin e Milano-s, apo cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne Tiranen metropolitane ne 3 dekadat e fundit per shkak te rrethanave specifike te zhvillimit. Nderkohe qe Tirana po perballet per shembull me nevojen e madhe per nje sistem te ri transporti, rrjedhimisht edhe me nevojen per operacione masive infrastrukturore me impakt mjedisor; nga ana tjeter ajo po perballet edhe me emergjencen ne rritje te ndotjes se ajrit ne nivele kancerogjene, te rritjes se incidences se zjarreve dhe permbytjeve. Ndaj njohuria dhe investimi i duhur ne fushat e pejzazhin natyror, urban dhe infratsrukturor, mund te ishte nje shans per t’i dhene zgjidhje shume problemeve njekohesisht. Por kjo nuk mund te realizohet me ne rrethe te mbyllura e partizane, pa transparence, ne menyre te njeanshme e siperfaqesore. Kesaj as propaganda s’ka c’fare i mbulon me! Nxjerrja jashte loje e Keshillit Bashkiak, e Komisionit perkates per planifikimin, apo edhe e vete Opozites dhe kritikeve te tjere publike, vetem sa e ka perkeqesuar situaten dramatike ne Tirane!
Ndaj per te dale nga qerthulli qe ofron “pylli fasade” dhe akti elektoral i “mbjelljes se pemeve”, do ishte e nevojshme që të pranohej me pare me kurajo se jemi shkencerisht në rrugën e gabuar, duke mos njohur realitetin, apo nen presionin e interesave te caktuara, per te mos thene me shume!

Me pas duhet të përqendrojmë forcat, njohurite dhe disiplinat e ndryshme lokale qe e duan qytetin dhe vendin, në studimin e asaj që është akoma e panjohur per politike-berjen vendore dhe qendrore. Dalengadale me pas duhet te perpiqemi të kuptojmë që pemët, në të vërtetë, janë si bashkësi individësh që rriten dhe jetojnë si një familje e madhe, siç e shpjegon profesori tjeter milanez Stefano Mancuso në punimin e tij shkencor “Plant Revolution” ku ai nenvizon se … Pemët ne fakt komunikojnë me njëra tjetrën, dhe janë në gjendje qe nëpërmjet transmetimit të informacionit, të parashikojne edhe ndryshimet e ambjentit. Ekziston nje rast i vecante per shembull tek bimët, e cila është në gjëndje të marrë formen dhe ngjashmëritë e elementeve te mjedisit që e rrethon. Bima quhet “Boquilla Trifoliata”, një specie vegjetale e shpërndarë sidomos në Amerikën e Jugut dhe Mesdhe me një aftësi të jashtëzakonshme adaptimi dhe mimetizimi: gjethet e saj sipas vendit dhe kushteve lokale marrin ngjashmërinë e konteksit ku zhvillohen, duke e ndërruar kështu morfologjinë e saj ne varesi dhe shprehje te kushteve te mira apo te veshtira mjedisore. Pra gjethet e Bouquilla-s mund të bëhen më të trasha ose më të holla, ato mund te zgjaten ose mund të transformohen edhe në gjemba, edhe pse kjo kërkon një sforco shume të madhe nga bima. Pra bima ne kete rast shpreh fizikisht kushtet, kontekstin dhe stresin mjedisor qe e rrethon! Shkurt, leksioni qe na vjen nga kjo histori eshte se varet nga ne si individe dhe si komunitet ne se nepermjet vendimeve tona duam te rrisim bime te bukura e te shendetshme, apo te sjellim ne jete bime te tmerrshme ‘gjembac’ apo hic/asgje fare per te ardhmen!
Me tej Manusco pohon … Që të imitohet diçka, si fillim duhet njohur ajo që kërkohet të imitohet. Por zakonisht ne jemi të ndikuar nga sjellje rezistente dhe te pashpjegueshme ne raport me bimesine ne teresi, dhe vuajme nga sindroma “plant blindness” (verberi bimore). Nderkohe qe vete shkenca e projektimit mjedisor dhe te pejzazhit bazohet ne njohjen, kuptimin, dhe shpesh herë, mbi imitimin e vet pejzazhit, perfshi shqyrtimin dhe miratimin skrupuloz te përbërësve të familjes së pemëve që vendosim të mbjellim. Bëhet fjalë gjithmonë për një çështje dëgjimi dhe respekti ndaj vetes dhe shoqerise, dhe ne se duam te impaktojme pozitivisht shoqerine ne te ardhmen apo jo!

Por me sa duket eshtë vete bota bimore ajo që na mëson principet e demokracisë dhe të të qendruarit bashkë si komunitet, dhe jo e kundërta!
Ne perfundim mund te thuhet se:
1. Tentativat per te futur axhenden pejzazhistike dhe mjedisore ne planifikimin dhe qeverisjen e territorit jane te mirepritura, sepse ato mund te luajne nje rol shume te rendesishem per transformimin real te qyteteve dhe permiresimin e jetes se komuniteteve. Sidoqofte, trajtimi i tyre siperfaqesor, jo i thelluar shkencerisht, apo djallezor dhe per interesa banale te castit i ben dem jo vetem shkences se pejzazhit dhe mjedisit ne vetvete, por mbi te gjitha qytetit dhe banoreve te tij.
2. Konceptet e “parkut vertikal” apo “parkut orbital” jane inspiruese ne raport me PR-in politik dhe marrdheniet publike. Por edhe pse kreative, ato mund te kontribuojne padashur ne nderprerjen e cikleve natyrore ne territor, dhe te shnderrohen ne alibi djallezore per densifikimin/betonizimin e metejshem te qytetit, nga qarqe politiko/zhvilluese monopoliste, duke e perkeqesuar seriozisht situaten mjedisore dhe kualitetin e jetes. Ne vend te zhvillimit te gjelberimit unazor, rekomandohet nderhyrja permes koncepteve te “pykave te gjelbera” (steping stones) periferi-qender-periferi, te cilat garatojne vijimesine e ventilimit/pastrimit te ajrit dhe te zinxhirit ekologjik natyror, si instrumente te kualitetit jetesor dhe qendrueshmrise ne qytet!
3. “Akti i mbjelljes se pemeve” duhet te zevendesohet me kulturen e pejsazhit dhe edukaten publike mjedisore qe kerkon se pari te njohesh dhe kuptosh realisht speciet individuale, funksioninim e tyre ne komunitetet e gjelbera dhe ne territor; per me teper komunikimin e tyre ne rrjet si nje model natyror bashkejetese. Ne te kundert, te mbjellesh peme nuk eshte baraz me sherimin e mjedisit, madje kjo per shkak te injorances shkencore apo djallezise politike mund te degjeneroje ne humbje serioze te investimeve, dhe akoma me keq ne shkaterrimin perfundimtar dhe te parikthyeshem te cilesise se jeteses.

Exit mobile version