Zjarri i qëllimshëm në fabrikën e riciklimit, dyshime për konkurrentët, punëtorët: S’kishim nisur nga puna

Dyshimet e para të grupit hetimor flaisn për një zjarr të qëlllimshëm në fabrikën e riciklimit. Kjo bazohet në dëshmitë e para të punëtorëve, të cilët janë shprehur se ata nuk kishin nisur nga puna kur ka rënë zjarri.
Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme për shkak konkurrence. Policia ka nisur hetimet në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që shpërtheu rreth orës 10:00 të së dielës në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë.
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë që duhej të ruanin objektin ku ra zjarri që për më shumë se tri orë ndoti me tym të zi thuajse gjithë Tiranën.
Ata kanë thënë se zjarri ka rënë në kohën kur në fabrikë ende nuk kishte nisur puna çka përjashton mundësinë e një ngjarje aksidentale gjatë përpunimit të mbetjeve.
“Punëtorët ishin jashtë fabrikës kur pamë tymin në mes të saj dhe njoftuam zjarrfikëset”, kanë thënë punonjësit në polici.

Për rreth tre orë të dielën, zjarrfikëset nga Tirana dhe Vora, të ndihmuara edhe me bote uji nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në bashki luftuan flakët e zjarrit të shkaktuara nga plastika, duke sjellë ndotje të konsiderueshme të ajrit në zonë.
Prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën e tri zjarrfikëseve të ushtrisë për shuarjen e flakëve.
Banorët e zonës shprehën shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikonte shtëpitë, përveç ndotjes që ishte tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.
Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi se pas fikjes së zjarrit do punohet për të përcaktuar shkaqet e tij.
Ai tha se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe madje disa herë është penalizuar.
“Eshte hera e dyte qe demtohet. Vitin e kaluar u penalizua për masat e mbrojtjes nga zjarri që nuk i mban në eficence. I ka riparuar dhe sot është e njëjta histori.
Të dielën ishte hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri.